Fatura e pronave; për 10 vjet, 50 miliard lekë cash

562
Qeveria bëri për herë të parë publike faturën financiare që do të shpenzojë në dhjetë vitet e ardhshme, për të kompesuar pronarët e shpronësuar gjatë regjimit komunist.
“Projektligji vë në dispozicion të pronarëve për herë të parë një vlerë financiare prej 50 miliardë lekësh, që do të thotë rreth 10 herë më e madhe se fondi financiar në këto10 vitet e fundit deri tani”, tha drejtoresha e AKKP-së, Sonila Qato.
“Burimi i financimit është kryesisht të ardhurat e përgjithshme të buxhetit, kjo është pjesë e integruar e buxhetit”, u shpreh Erjon Luci, zv.ministër i Financave.
Veç fondit financiar, agjencia ka në dispozicion edhe një fond fizik, vlera totale e të cilit llogaritet rreth 85 miliardë lekë dhe që përbëhet nga objekte, tokë bujqësore apo pyje e kullota. 
“Ka ende tokë bujqësore për tu identifikuar dhe për tu vënë në dispozicon të këtij fondi fizik, sikurse pjesë e tij do të jenë dhe vendimet e Agjencisë së Trajtimit të Pronës. Gjatë trajtimit të rreth 11 mijë dosjeve që presin të trajtohen, nëpërmjet zbatimit të formulës që jep ky projektligj”, tha Qato.
Sigal