Fatosh VOSHTINA/ Analiza e një dokumenti shumë domethënës në kuadrin e 70 vjetorit të çlirimit.

664
Sigal

Në vitin 2007 u ftova të marr pjesë në mbledhjen e Forumit Permanent të ANPI-it (Organizata Antifashiste Partizane Italiane), me qendër në Ankona si dhe Instituti i Studimeve Historike të luftës Antifashiste, po në Ankona, për qytetet bregdetare të Adriatikut dhe Jonit.

Në këtë mbledhje të forumit un mbajta e një kumtesë në prani të delegacioneve të vendeve pjesëmarrëse nga Italia, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Greqia. Ku u njoha gjatë ditëve të forumit me pjesëmarrësit e delegacioneve.

Disa kohë më vonë kryetari i Organizatës Antifashiste të Bar (Tivar) Nikolla M. Masoviçiç, më kërkoi një fotografi të heroit të popullit Shyqyri Ishmi,  familja e të cilit kish banuar në Bar. Fotografi të cilën mbasi e sigurova, ja dorëzova.

Në takimin e mëvonshëm më dorëzoi një libër solid me fotografitë dhe biografitë e dëshmorëve të Bar. Ku ishte dhe Shyqyriu dhe vëllai i tij i madh Ibrahim Ishmi i ekzekutuar në 1944. Këtë libër ja dorëzova me disa fotografi të tjera motrës së Shyqyriut. Në këtë takim unë i kërkova Nikollës të interesohej në arkivat e doganës Bari, për nisje të personave me nënshtetësi shqiptar gjatë muajve Tetor- Nëntor 1944 për në Itali. Nikolla më siguroi një dokument prej tre faqesh të nxjerr nga dogan e kësaj periudhe në gjuhën Serbo-Kroate. Faksimilen e pjesshme të të cilës po e botoj. Duke e përkthyer në shqip.

Mit’hat Frashëri, dërgoi në Bar listën me pjesëmarrësit e Ballit Kombëtar, ku në këtë listë cilësohen si më kryesorët të Ballit Kombëtarë me shenjën BKxx, më pak të rëndësishëm BKx, anëtarët e ballit me BK dhe të tjerët Simpatizant.

E njëjta histori për grupin që i përkiste Abaz Kupit me shenjën “AK”. Të cilët përmenden në listën e Frashrit.

39 emra cilësohen në 2 Mars 1945 nga F. N. Ç (Fronti Nacional Çlirimtar). Ku nëpërmjet Radio Tiranës i kërkohet Malit të Zi ti ekstradoi për tu përballuar me gjyqin në Shqipëri. Më vonë dokumenti vazhdon.

1. Ania e parë me 33 persona mbërriti në Manopoli të Italisë më 21 Nëntor 1944.

2. Ania e dytë mbërriti në Brindizi më 23 Nëntor me 109 persona. Ku janë 84 të Ballait, Kombëtar 10 të Abaz Kupit, 4 gra dhe 11 fëmijë me emrat e tyre në listat përkatëse. Pjesa e shkruar vazhdon: Masar Sopoti ishin sëmurë kur mbërriti në Bari. Si kundër shihet është grup tjetër që nuk fuguron në këto dokumente që unë disponoj. U çua në klinikën universitare sipas së cilën në 2 dhjetor 1944, spitali njofton organet shtetërore të të varfërve, ku Sopoti nuk u paraqit dhe për të kemi shumë pak të dhëna për këtë person.

Frashëri e cilëson si mik të Ballit, ndërsa forca 399 (Aleatët) e quajnë atë si një gazetar të rëndësishëm, që është akuzuar si propagandist kundër Aleatëve në Shqipëri.

Kaq ka të shkruar ky dokument dhe të plotë 142 anëtarë emrat dhe mbiemrat e të imbarkuarve.

Nga analiza që i bëj listave me emrat që Mit’hat Frashëri i dërgon autoriteteve të doganës në Bar, si persona shumë të rëndësishëm me shenjën BKxx janë :

1. Frashëri Mithat, Dosti Hasan, Cakrani Kadri, Kurti Leo, Pali Zef, Muka Koço, Quku Faik, Rexhepi Dervish 8 person.

2. Si persona të rëndësishëm me shenjën BKx 37 persona.

3. Si anëtar të ballit me shenjën BK 42 persona.

4. Si simpatizantë, pa shenj 28 persona.

5. 4 janë gra dhe 11 fëmijë me emrat përkatës.

6. 10 persona janë me shenjën AK të Abaz Kupit…

Gjithsej ky dokument ka 142 emra.