Fatkeqësitë natyrore, Arabia Saudite i dhuron Shqipërisë 180 tonë ndihma ushqimore

582
180 tonë ndihma humanitare i janë dhuruar Shqipërisë nga Qeveria e Mbretërisë Arabe. vendimi është ndërmarrë në ndihmë të personave në nevojë e sidomos për banorët e goditur nga përmbytjet dimrin e shkuar. “Qeveria e mbretërisë së Arabisë Saudite për shkak dëmeve ekonomike që u shkaktuan nga dimri i kaluar dhe për çdo nevojë në vazhdim, dërgoi 180 tonë ndihma humanitare të cilat konsistojnë në 3 800 paketa ushqimore, 900 çadra strehimi, 4 000 copë batanije, si dhe 1 200 dyshekë. Nuk është më e fshehtë për askënd se mbretëria e Arabisë Saudite është një shtet lider në nivel botëror, përsa i përket shpërndarjes se ndihmave ekonomike. Siç dihet qeveria saudite nisur nga përgjegjësitë e saj ndërkombëtare, si dhe duke u solidarizuar me popullin shqiptar e ka mbështetur Shqipërinë që në fillimet e viteve ‘90 duke kontribuar në zbatimin e shumë projekteve zhvillimore dhe duke financuar projekte infrastrukturore të ndërtimit të rrugëve”, tha Raduan.
Sigal