Fati tragjik i 62 ministrave të Brendshëm Shqiptarë

767
Historia tragjike dhe fati i 62 ministrave të Brendshëm të shtetit shqiptar 1912-2017
Gazetari Roland Qafoku bëri publike në emisionin “Debati në Channel One” të gjithë listën e ministrave të Brendshëm, dhe fatin e tyre tragjik
Nga themelimi i shtetit e deri më sot Shqipëria numëron 62 ministra të Brendshëm. Mes tyre 8 të vrarë, 8 të pushkatuar, 5 janë dënuar më vdekje, 3 janë dënuar për gjenocid dhe 1 i arrestuar për krime lufte. Ndërkohë janë edhe 20 të arrestuar dhe të dënuar për akuza të tjera. 
Mund të themi me plot gojën, se shteti shqiptar është shoqëruar nga sindromi i ministrit të Brendshëm, i cili në përgjithësi emërohet në detyrë si i spikatur, cilësohet i suksesshëm dhe më pas është akuzuar, arrestuar, dënuar dhe vrarë ose pushkatuar. Saimir Tahiri është i fundmi i tyre. Gazetari Roland Qafoku bëri publike dje gjatë emisionit “Debat në Channel One” të gjithë listën e ministrave të Brendshëm, kohën e qëndrimit në detyrë, por edhe fatin e tyre tragjik. 8 të vrarë, 8 të pushkatuar, 5 të dënuar më vdekje, 3 të dënuar për gjenocid, 20 të arrestuar. Ja lista 

Emri Mbiemri periudha që ishte në postin e ministrit të brendshëm 
Mufid Libohova (dhjetor 1912-korrik 1913), (gusht 1919-janar 1920) u arrestua
Esad Pashë Toptani (korrik 1913-gusht 1913) (mars 1914-maj 1914), u vra
Hasan Prishtina (shtator 1913-nëntor 1913) u vra
Fejzi Alizoti (nëntor 1913-mars 1914) u pushkatuar në 1945
Aqif Biçaku (maj 1914-shtator1914) iu rrethua shtëpia dhe u detyrua të largohej nga Shqipëria 
Shahin Dino (tetor 1914-janar 1916) 
Mehdi Frashëri (dhjetor 1918-gusht 1919)(janar 1921-korrik 1921) u përndoq dhe iu sekuestrua shtëpia dhe të gjitha pronat. vdiq në Itali.
Ahmet Zogu (janar 1920-nëntor 1920)(dhjetor 1921-mars 1923) u shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë
Xhaferr Ypi (nëntor 1920-janar 1921) u vra gjatë luftës italo-greke
Sulejman Delvina , (korrik 1921-tetor 1921) iu ndalua hyrja në Shqipëri. vdiq në Vlorë i dënuar të mos jetonte në tiranë
Bajram Fevziu (tetor 1921-dhjetor 1921) 
Luigj Gurakuqi (6 dhjetor 1921-12 dhjetor 1921) u vra në bari të Italisë teksa ishte emigrant politik.
Rauf Fico (12 dhjetor 1921-24 dhjetor 1921)(mars 1930-shtator 1930) 
Sejfi Vllamasi (dhjetor 1923-mars 1924) u arrestua dhe u dënua me 20 vjet burg
Shefqet Vërlaci (mars 1924-maj 1924) u përndoq, iu sekuestruan të gjitha pronat. iu internua familja
Abdurrahman Dibra (mars 1924-qershor 1924)(shkurt1927-maj1928) 
Rexhep Shala qershor 1924-dhjetor 1924) (u përndoq
Kostaq Kotta (shkurt 1925-prill 1925)(maj 1928-mars 1930) u rrëmbye në Greqi nga sigurimi i shtetit, u burgos në burgun e Burrelit ndërtimin e të cilit e firmosi vetë dhe u vra në atë burg.
Ceno Kryeziu (prill 1925-shtator 1925 u vra në atentat në Pragë
Musa Juka , (shtator 1925-shkurt 1927)(nëntor 1930-tetor 1935)(nëntor 1936-prill 1939) u arratis më 6 prill. u shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë. 
Ethem Toto (tetor 1935-nëntor 1936) u pushkatua
Zef Kadarja (8 prill 1939-12 prill 1939) u pushkatua
Maliq Bushati (prill 1939-dhjetor 1941) u pushkatua
Mustafa Kruja (dhjetor 1941-janar 1943) u shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.
Eqrem Libohova (18 janar 1943-23 janar 1943) , u shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë
Fiqiri Dine (janar 1943-shkurt 1943)(korrik 1944-gusht 1944) u arrestua, shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë
Mark Gjon Markaj (shkurt1943-prill 1943) u vra
Kol Bibë Mirakaj (maj 1943-shtator 1943) u arrestua dhe u pushkatua në gjyqin special
Xhaferr Deva (nëntor 1943-qershor 1944) u shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë
Ibrahim Biçaku (shtator 1944-tetor 1944) u arrestua, u dënua me vdekje. më pas dënimi iu konvertua në burg dhe bëri 20 vjet. vdiq si pastrues i banjove publike të Elbasanit
Haxhi Lleshi (tetor 1944-mars 1946) u arrestua për gjenocid
Koçi Xoxe (mars 1946-tetor 1948) u pushkatua si armik i popullit dhe i ppsh
Nesti Kerënxhi (tetor 1948-nëntor 1948) u arrestua dhe u dënua
Mehmet Shehu (nëntor 1948-korrik 1954) u vra në detyrë e kryeministrit
Kadri Hazbiu (korrik 1954-dhjetor 1979) u pushkatua
Feçorr Shehu (prill 1980-janar 1982) u pushkatua
Hekuran Isaj, (korrik1982-shkurt 1989)(korrik 1990-shkuirt 1991) u arrestua dhe u dënua për gjenocid
Simon Stefani (shkurt 1989-korrik 1990) u arrestua dhe u dënua për gjenocid
Gramoz Ruçi (shkurt 1991-maj 1991) u vu nën akuzë për ngjarjet e 2 prill 1991 por nuk iu vërtetua asnjëherë.
Hajredin Shyti (maj 1991-qershor 1991) u arrestua dhe dënua për ngjarjen e 2 prillit 1991.
Bajram Yzeiraj (qershor 1991-dhjetor 1991) 
.
,.
VLADIMIR HYSI, (DHJETOR 1991-PRILL 1992)
BASHKIM KOPLIKU,(PRILL 1992-PRILL 1993)
AGRON MUSARAJ, (PRILL 1993-KORRIK 1996)
HALIT SHAMATA, (KORRIK 1996-MARS 1997)u arrestua në gusht 1998 me akuzën më të rëndë për krime kundër njerëzimit por pasi disa javësh në qeli u lirua për mungesë provash.
BELUL ÇELO, (MARS 1997-KORRIK 1997)u vu nën akuzë
ALI KAZAZI, (4 KORRIK 1997-25 KORRIK 1997)
NERITAN CEKA,(KORRIK 1997-PRILL 1998)
PERIKLI TETA, (PRILL 1998-SHTATOR 1998) u arrestua në sallën e gjyqit.
PETRO KOÇI, (TETOR 1998-MAJ 1999)
SPARTAK POÇI, (MAJ 199-NËNTOR 2000)
ILIR GJONI (NËNTOR 2000-JANAR 2002)
STEFAN ÇIPA (SHKURT 2002-KORRIK 2002)
LUAN RAMA (KORRIK 2002-TETOR 2003)
IGLI TOSKA (DHJETOR 2003-SHTATOR 2005)
SOKOL OLLDASHI (SHTATOR 2005-JANAR 2007)
BUJAR NISHANI (MARS 2007-SHTATOR 2009)(PRILL 2011-QERSHOR 2012)
LULZIM BASHA, (SHTATOR 2009-PRILL 2011) u vu nën akuzë për 21 janarin dhe çështjen e detit
FLAMUR NOKA (KORRIK 2012-MARS 2013)
SAIMIR TAHIRI (SHTATOR 2013-MARS 2017) prokuroria kërkon arrestimin me akuzën trafik droge.
FATMIR XHAFA (MARS 2017-MAJ 2017)(SHTATOR 2017 e në vazhdim)
DRITAN DEMIRAJ(MARS 2017-SHTATOR 2017)
Sigal