FAO përshëndet rezolutat e OKB-së që mbrojnë fermerët familjarë, bletët, gjitarët dhe peshkimin

866
Asambleja e Përgjithshme tërheq vëmendjen tek aktorët kyç në pllenim, prodhim, përshtatje dhe botë nënujore
21 Dhjetor 2017, Romë – FAO përshëndet vendimin e OKB-së për krijimin e dekadës së bujqësisë familjare, Ditën Botërore të Bletëve, një ditë në të cilën promovohet ndërgjegjësimi për nevojën për të luftuar peshkimin e paligjshëm dhe për deklarimin e viteve ndërkombëtare për gjitarët, peshkimin artizanal dhe akuakulturën.
20 Maji do të shënojë Ditën Botërore të Bletëve.
Viti 2019 do të shënojë fillimin e Dekadës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë Familjare, duke sjellë më shumë vëmendje tek njerëzit që prodhojnë më shumë se 80% të ushqimit në botë, por anëtarët e të cilëve, paradoksalisht, shpesh janë më të prekshmit nga uria.
2024, ndërkohë, do të jetë Viti Ndërkombëtar i Gjitarëve. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të mërkurën miratoi tre rezoluta të reja, të cilat i japin FAO-s rol udhëheqës për organizimin dhe shkëmbimin e informacionit.
Jo vetëm që pllenuesit, fermerët e vegjël familjarë, dhe gjitarët kontribuojnë direkt në sigurinë e ushqimit, por ato janë elementët kryesore për ruajtjen e biodiversitetit, një tjetër gur themeli i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Në fillim të këtij muaji, Asambleja e Përgjithshme ka shpallur edhe një ditë ndërkombëtare për të shënuar luftën kundër peshkimit të paligjshëm, të paraportuar dhe të parregullt (IUU) dhe vitin ndërkombëtar për promovimin e peshkimit artizanal dhe akuakulturën.
“Unë mirëpres miratimin e vendeve anëtare të OKB-së për këto çështje të rëndësishme ushqimore dhe bujqësore. Kërkimet që fillojnë vitin e ardhshëm do të ndihmojnë në rritjen e vëmendjes globale për punën urgjente drejt arritjes së Urisë Zero Hunger deri në vitin 2030,” tha Drejtori i Përgjithshëm i FAO-s, José Graziano da Silva .
Dita Botërore e Bletëve
Bletët dhe pllenuesit e tjerë – duke përfshirë fluturat, lakuriqët e natës dhe zogjtë – mundësojnë riprodhimin për bimët duke përfshirë shumë kultura ushqimore.
20 maji ditëlindja e Anton Janshës, është përzgjedhur si dita e përvitshme e bletëve. Antoni në shekullin e 18-të ishte pionier i teknikave moderne të bletarisë në Slloveni, gjë që që nxiti lëvizjen për të nderuar rëndësinë e bletës, për aftësinë e saj për të punuar aq shumë, me një nevojë për kaq pak vëmendje. Bleta viziton si pllenuese rreth 7,000 lule në ditë, dhe përgatit mjaltin – një produkt që për mijëra vite përdoret si ushqim dhe ilaç – dhe për mundësitë që ofron për jetesë me pak kapital ose pak tokë në pronësi.
Sot, pllenuesit kanë një kontribut shtesë për sigurinë e ushqimit, pasi ata jo vetëm që mbrojnë jetën e bimëve, por shërbejnë si rojtarët nga rreziqet emergjente mjedisore, duke sinjalizuar shëndetin e ekosistemeve lokale. Insektet invazive, pesticidet, ndryshimet e përdorimit të tokës dhe praktikat e monokulturës që mund të reduktojnë lëndët ushqyese në dispozicion paraqesin kërcënime për kolonitë e bletëve.
Fermat familjare
Më shumë se 90 përqind e 570 milion fermave në mbarë botën menaxhohen nga një individ ose një familje dhe mbështeten kryesisht në punën e familjes. Këto ferma prodhojnë më shumë se 80 për qind të ushqimit në botë, duke konfirmuar rëndësinë e tyre në sigurinë ushqimore botërore sot dhe në të ardhmen për brezat e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, shumica e të varfërve ruralë janë fermerë familjarë.
Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm karakterizohen nga një përqendrim i fortë tek fermerët e vegjël dhe familjarë, duke synuar që deri në vitin 2030, të dyfishojnë produktivitetin dhe të ardhurat e tyre bujqësore, veçanërisht për gratë, ku përfshihen popullsitë indigjene, barinjtë dhe peshkatarët.
Vëmendja e politikës dhe investimet duhet të përqendrohen jo vetëm në rritjen e rendimentit dhe të ardhurave, por edhe në një grup më kompleks objektivash, duke përfshirë sigurimin e të drejtave mbi burimet natyrore – si toka, uji dhe farat, rritja e tregjeve gjithëpërfshirëse, përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike, punësimi, mjetet e përshtatshme të menaxhimit të rrezikut dhe programet e mbrojtjes sociale.
Rezoluta bën thirrje që FAO dhe Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor të mbështesin zbatimin e Dekadës, duke theksuar se gjithnjë e më shumë vende po bëjnë përparim të rëndësishëm në zhvillimin e politikave publike në favor të bujqësisë familjare dhe vlerëson dobinë e shkëmbimeve të informacionit të lehtësuar nga Platforma e Njohurive për Bujqësinë Familjare organizuar nga FAO, si dhe nga aktivitetet e trekëndëshit të bashkëpunimit Jug-Jug dhe fermer-fermë.
Gjitarët
Gjitarët – janë burimi parësor i mbijetesës për miliona familje të varfra që jetojnë në 90 vende dhe shpesh në disa nga ekosistemet më armiqësore në planet, duke i bërë ata një pjesë të paçmueshme të luftës kundër urisë.
Ata janë burimi kryesor i proteinave, qumështit, lëndëve për veshje dhe gjithashtu ofrojnë plehun dhe shërbejnë si kafshë transportuese.
Në vecanti, qumështi i Gamiljes ka potencial të konsiderueshëm për të rritur të ardhurat dhe ushqyerjen në zonat rurale, e pasur me vitamina C, hekur dhe elelmente të tjera të rëndësishme. Është i disponueshëm edhe aty ku ka pak ujë dhe foragjere.
OKB gjithashtu përshëndet rëndësinë e peshkimit
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, gjithashtu, më 5 dhjetor miratoi dy rezoluta të tjera, të dyja të lidhura me peshkimin të votuara njëzëri nga vendet anëtare të FAO dhe ngarkoi FAO- të shërbejë si agjenci udhëheqëse për të dyja. Rezoluta vjetore për peshkimin e qëndrueshëm e nxiti Asamblenë e Përgjithshme të shpallte 5 qershorin si “Ditën Ndërkombëtare për Luftën kundër Peshkimit të Paligjshëm, të Paraportuar dhe të Parregullt”.
Kjo datë reflekton ditën kur Marrëveshja për Masat e Shteteve Portuale (PSMA) hyri në fuqi zyrtarisht si një traktat ndërkombëtar. FAO luajti rolin drejtues në bordin e PSMA-së, traktatin e parë ndërkombëtar të hartuar në mënyrë që të kufizohen ndjeshëm format e peshkimit ilegal që vazhdon të përbëjë një kërcënim serioz për ruajtjen afatgjatë dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve të tilla.
OKB gjithashtu shpalli 2022 si Viti Ndërkombëtar i Peshkimit dhe Akuakulturës Artizanale, që do të ndihmojë në përqendrimin e vëmendjes tek peshkatarët e vegjël dhe gratë që përbëjnë 90 përqind të fuqisë punëtore botërore të peshkimit.
Sigal