Fantazmat Rumune të George Soros: Horrori “Colectiv”

76
Si OJQ-të e Soros-it kërcënojnë demokracinë në Rumani
Capital Research Center me një artikull me autor Jacob Grandstaff ka hedhur dritë mbi protestat që rrëzuan qeverinë rumune. Gazeta “Telegraf” ju tregon kush qëndronte pas tyre në të vërtetë kur protestat e bëra nuk përputheshin me rezultatet e sondazheve, të cilat pasqyronin vërtetë qëndrimin e popullit rumun, i cili nuk mendon se faji i përkiste drejtpërdrejt qeverisë, por më shumë bashkisë. 
Si arritën 60,000 protestues të mirë organizuar në një vend prej 20 milionë banorësh që të detyronin qeverinë e Rumanisë të japë dorëheqjen? E gjitha filloi me një zjarr.

“Colectiv”, fabrika e mëparshme e Bukureshtit e kthyer në klub nate, kishte një kapacitet ligjor prej 80 personash. Por më 30 tetor 2015, më shumë se 400 vetë, në adoleshencë dhe të njëzetat, mbushën ndërtesën shekullore, teksa grupi i bandës së muzikës heavy metal “Goodbye to Gravity”, nxorën albumin “Mantras of War”, albumin e tyre të parë me degën rumune të Universal Music.

Në orën 10:00, grupi mori skenën, dhe me dy të shtëna të piroteknikës, u hap me lead single “The Day We Die”.

Një vajzë në audiencë, e cila nuk pranoi të jepte emrin, sepse prindërit e saj nuk e dinin se ajo ishte atje, i tha faqes së internetit të lajmeve Magyar Nemzet, se rreth orës 10:30 ajo u ndje keq dhe i kërkoi të të dashurit të saj që ta nxjerrë jashtë për të marrë pak ajër. Ndërsa ata drejtoheshin drejt daljes së vetme të klubit, dy të shtëna më të mëdha të fishekzjarreve u shpërthyen nga skena.

“Kjo nuk ishte pjesë e shfaqjes,” bën shaka këngëtari kryesor Andrei Găluţ, teksa një shtyllë me sfungjer akustik mori flakë nga shkëndija, të cilat shkuan shumë larg. Ai me qetësi kërkoi për një fikse zjarri – por askush nuk kishte kohë për të gjetur një.

Në pak sekonda, zjarri u ngjit më lart. U përhap panik, pasi tavani shpërtheu në flakë, duke rrëzuar dërrasa që digjeshin mbi të pranishmit, teksa ata shkelnin e vraponin mbi njëri tjetrin që të shpëtonin. Kur turma hapi me forcë dyert e dyfishta të klubit, oksigjeni në masë që hyri shkaktoi një shpërthim që e rriti temperaturën e zjarrit mbi një mijë gradë. Brenda një minute e 19 sekonda, zjarri kishte përfshirë të gjithë pistën e kërcimit-monoksidi i karbonit dhe cianidi mbushën shumë shpejt klubin, duke vrarë shumë vetë brenda pak minutave para se të kishin një shans për të arritur tek dalja.

Ndërkohë, vajza që ndihej e sëmurë nga stomaku dhe i dashuri i saj, prisnin jashtë hyrjes që dy miqtë e tyre të dilnin.

“Isha personi më me fat aty,” tha ajo për gazetën. “Njerëzit mezi po ecnin. Njëri prej tyre na tha se në dalje, një grumbull trupash rreth [pesë këmbë] i lartë ishte formuar mbi të cilin atij i ishte dashur të kalonte sipër.”

Një nga miqtë e tyre kishte djegie në 70% të trupit; ndërsa tjetri nuk doli kurrë nga klubi. Në fund, 64 vdiqën, duke përfshirë katër nga për pesë anëtarët e grupit Goodbye Gravity dhe e fejuara e të mbijetuarit. 

Në ditët që pasuan, zija u kthye në zemërim ndaj Sektorit 4 të zyrës së kryebashkiakut, pasi shumë besonin se ryshfetet kishin lejuar pronarët e klubit të veprojnë mbi kapacitetin dhe të injoronin kodet e sigurisë. Por këngëtarja Andy Ionescu tha për Digi 24, një stacion televiziv rumun, se ajo besonte nëse autoritetet do të kryenin inspektime serioze, çdo klub në Rumani do të mbyllej. Bianca Boitan Rusu, drejtuese e PR për një grup rock alternativ, ia atribuoi këtë faktit që të gjitha klubet në Bukuresht kishin ardhur nga ndërtesat e fabrikave të mëparshme.

Më 3 nëntor, megjithatë dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugë duke kërkuar, jo vetëm dorëheqjen e kryebashkiakut, por edhe atë të Kryeministrit Viktor Ponta dhe të gjithë kabinetit të tij për atë që panë si korrupsion të rrënjosur në kulturën e vendit. Shumë tundnin flamurin kombëtar me një vrimë në qendër, që kujtonte revolucionin e vitit 1989 kur demonstruesit prenë shenjën komuniste.

“Korrupsioni vret” u bë thirrja e tyre për luftë, pasi demonstruesit në qytete të shumta fajësuan politikanët për vdekjet tragjike. Një protestues mbajti një banderolë me Kryeministrin, Kryetarin e Sektorit 4, Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Patriarkun Ortodoks Rumun në flakë, me mesazhin: “Të gjithë ju duhet të ishit djegur”.

Më 4 nëntor, kryeministri Ponta u dorëzua ndaj kërkesave të tyre, së bashku me të gjithë kabinetin.

“Unë shpresoj se dorëheqja ime do të kënaqë ata që protestuan,” tha ai, duke shtuar se është e pamundur të qeverisësh pozitivisht në një klimë paqëndrueshmërie politike. “Unë nuk i referohem askujt në veçanti … nga përvoja ime, ata që bien politikisht në vuajtjen e njerëzve, herët a vonë, do të paguajnë një çmim të rëndë”.

Kundërshtari i tij Klaus Iohannis, ndërkohë, bëri një xhiro fitoreje: “Zgjedhja ime ishte hapi i parë i madh drejt këtij lloji të politikës së re, të pastër dhe transparente [që donit],” u tha ai shikuesve gjatë një konference shtypi televizive. “Njerëzit duhej të vdisnin që kjo dorëheqje të ndodhte”.

Por dy ditë më vonë, sondazhi i parë pas tragjedisë tregoi një shkëputje të mprehtë midis popullatës rumune dhe atyre që protestonin në rrugë.

Vetëm shtatë për qind e të anketuarve thanë se ata bënin qeverinë përgjegjëse për tragjedinë, të njëjtat përqindje që fajësonin anëtarët vdekur të grupit. Për më tepër, vetëm 12 për qind fajësuan “klasën politike” në përgjithësi. 69 për qind madje vlerësuan reagimin e qeverisë ndaj tragjedisë në mënyrë të favorshme.

Një muaj më vonë, një firmë tjetër votimi gjeti një rezultat të ngjashëm, me vetëm 14.8 për qind që fajësonin qeverinë qendrore. Ky sondazh përfshinte mundësinë e fajësimit të kompanisë së fishekzjarreve, por përfshirja përfshinte më shumë përgjegjësi nga zyra e kryetarit të bashkisë sesa nga qeveria qendrore.

Disi, në një vend prej 20 milionë banorësh, më pak se 60,000 protestues, me simpati prej më pak se 15 për qind të popullsisë, arritën ta detyronin qeverinë të dorëzohej. Kush qëndronte prapa kësaj?