Familjet e përmbytura në Babrru: Hyjmë në grevë bashkë me fëmijët, na kanë braktisur në palestrën e një shkolle

438
Sigal

Ashtu
siç ishte parlajmëruar familjet e përmbytura në zonën e Babrrusë në kryeqytet
kanë nisur grevën e urisë. Disa nga familjarët e prekur nga përmbytjet thanë se
do të ngujohen në grevë së bashku me fëmijët e tyre.

Ata u shprehën se shtëpitë e tyre
ishin shkatërruar nga rrjedha e madhe e lumit dhe se tani nuk kishin ku të
fusnin kokën.

“Nuk dalim nga greva
pa zgjidhje, na kanë braktisur në palestër
,
” shprehen disa familjarë.

Një strehim nga shteti dhe kredi me interes të ulët afatgjatë , ishin dy nga
kërkesat që familjet bënë në drejtim të shtetit.

Familjet e zonës së Babrrusë paralajmëruan një ditë më parë se do të nisnin
grevën. 35 familje janë strehuar provizorisht në palestrën e një shkolle