Familjet e dëshmorëve, veteranët e luftës kundër prurjes së eshtrave të Ahmet Zogut

701
Sigal

PETICIONI/ Kryetarët e Shoqatës së Veteranëve, Oran Frashëri dhe Enver Laska: S’ka buste për tradhtarët!

Veteranët e LANÇ-it, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës në Qarkun e Beratit dhe të gjithë ata që e quajnë veten atdhetarë dhe ndjekin me interes të veçantë programin që ka miratuar Qeveria për festimin e 100- vjetorit të themelimit të shtetit shqiptarë kanë nënshkruar një peticion dhe ia kanë nisur instancave më të larta të shtetit. Në këtë peticion që në emër të organizatës së veteranëve mban firmën e kryetarit të Shoqatës së Veteranëve, Oran Frashëri dhe Enver Laska thuhet se, u tërhiqet vëmendjen dhe ishin të shqetësuar e indinjuar, madje dhe të fyer nga orientimet që jep Kryeministri gjatë këtij jubileu, ku më konkretisht bëhej fjalë për Ahmet Zogu, pasi Kryeministri vendosi t’i bëjë përmendore në kryeqytet. Në peticion thuhet: “Ne si organizatë e veteranëve, pyesim se kush është themeluesi i shtetit shqiptarë, Ahmet Zogu apo Ismail Qemali? Po kush na paska qenë ky mbreti i vetë shpallur Ahmet Zogu? Pa mohuar ndonjë punë të mirë që ka bërë, duam të theksojmë aksiomën e njohur se peshorja që ndanë atdhetarin nga tradhtari është qëndrimi ndaj lirisë. Ahmet Zogut kur iu rrëmbye liria me forcën e armëve nga Italia fashiste iku dhe e la popullin të tradhtuar. Ahmet Zogu eliminoi fizikisht ajkën e elitës së inteligjencës dhe trimërisë shqiptare si: Luigj Gurakuqin, Avni Rustemin, Barjam Currin, Hasan Prishtinën, Zija Dibrën madje, desh të vriste edhe F.S. Nolin, por nuk e realizojë dot. Këtë punë e nisi që kur ishte Ministri i Brendshëm duke varur në litarë nga Ahmet Isuf Bejtaga e deri te Lazer Kristo Sotiri”, citohet në peticion. Ndër të tjera aty shkruhet: “Në Skrapar e kemi përjetuar shumë shtypjen e shfrytëzimin e atij palo mbreti. Dora e zezë e tij eliminoi fizikisht emblemën e Skraparit Riza Cerovën, heroin e pa shpallur Muço Kapinovën, dënoi 443 burra me vdekje me burgim të përjetshëm e të pjesshëm, aq sa duke llogaritur numrin e popullsisë të asaj kohe i takonte çdo banori të bënte tre muaj burg. Nderimi që Ilir Meta po i bën Ahmet Zogut, vrasësit të Riza Cerovës, është dy herë e turpshme.  Ahmet Zogu shiti pjesë nga territori shqiptarë serbëve, siç ishin Shën Naumi e Vermoshi si shpërblim për mbështetjen që i dha për ardhjen në pushtet. Po kështu i thotë gazetarit grek se Korça, Gjirokastra e Himara janë greke. Ahmet Zogu, vodhi arin e Shqipërisë dhe e çojë në bankat e Romës. Për këtë problem Geraldina në vitet ’60 hodhi në gjyq në Paris një gazetar të mirënjohur francezë, sepse ai denoncojë në gazetë Ahmet Zogun si vjedhës të thesarit të Shqipërisë. Gjyqin e fitoi gazetari, sepse i paraqiti trupit gjykues dokumentet nga banka e Romës. Ahmet Zogu ktheu Shqipërinë në një protektorat të Serbisë. Zotërinj shtetas përmendoret janë për atdhetarët e jo për tradhtarët. Me këto veprime brezat do t’u dënojnë”, përfundojnë peticionin organizata e veteranëve në Berat.