Sigal

Pas sulmit me eksploziv që ndodhi sot në banesën e gjyshit të Xhisiela Malokut, kjo e fundit është marrë në mbrojtje nga policia.

Blutë e Krujës kanë qenë në banesën e Ramazan Muçës, gjyshit nga mamaja të Xhisiela Malokut, 25-vjeçares e cila jeton aty bashkë me nënën dhe motrën.

Mediat raportojnë se për shtetasen Xhisiela Maloku dhe familjarët e saj, Policia e Krujës ka ndërmarrë një plan masash mbrojtëse, që lidhen me shpërthimin e sotëm.

Ditën e sotme, vajza akuzoi Partinë Demokratike si autore të shpërthimit, ndërsa Edi Paloka i cilësoi këto si deklarata të nxitura dhe përtej fantazive.