Familjarët e të vrarit në Siri: E mësuam nga mediat, nuk flisnim prej 1 viti

510
Pas lajmit për vrasjen në Siri të Mariglen Dërvishllarit, nga Pogradeci kanë folur prindërit e tij, nga ku kanë thënë se prej kohësh nuk kanë komunikuar me djalin e tyre. 
Ata kanë shtuar se djali i tyre bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët, janë nisur drejt Francës për të punuar, ndërkohë që nuk kanë pasur informacion nëse kanë ikur në Siri. Nga shtëpia Marigleni është larguar më shumë se një vit më parë, ndërkohë që komunikimi me ta nuk është realizuar gjatë kësaj periudhe.
Familjarët shtojnë se lajmin për vrasjen në Siri të djalit të tyre e kanë marrë nga mediat, pasi nuk kanë mundur që të flasin me ndonjë njeri tjetër për të konfirmuar ose jo një lajm të tillë.
Sigal