Familja shqiptare gjen 115 mijë euro në Llogara, por gjesti që bën do ju lë pa fjalë

643
Një gjest i radhë ka ndodhur në Vlorë, ku një familje shqiptare ka gjetur një çantë të mbushur me 115 mijë euro, dhe e ka dorëzuar në polici.
Çanta me euro është gjetur nga familja shqiptare, në Llogara, në zonën ku hidhen parashutat, dhe ata e kanë dorëzuar atë pranë strukturave policore.
Lidhur me këtë çantë në policinë e Vlorës, ka telefonuar një tjetër person, i cili ka bërë me dije se në Llogara është harruar një çantë me vlera monetare nga dy shtetas Ukrainas.
Në përfundim të hetimeve nga policia, pas verifikimit dhe identifikimin se kujt i përkiste kjo çantë si dhe prej nga e kanë burimin të ardhurat, të cilat nuk ishin deklaruar nga shtetasit posedues në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas kanë nisur procedimin penal për S.M., 62 vjeçe, dhe P.K., 57 vjeç, banues në Ukrainë.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare, ndërsa lidhur me këtë ngjarje, materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Sigal