Familja e Edmond Panaritit nderohet nga Ambasada e Izraelit me medaljen “Fisnik mes Kombeve”

819
Ambasada e Izraelit nderoi familjen e Ministrit te Bujqësisë Edmond Panariti me medaljen “Fisnik mes Kombeve” për shpëtimin e jetëve të hebrenjve, gjate Luftës se Dyte Botërore. Trupa teatrale izraelite “Çamëri” shfaqi në Teatrin Kombëtar ne Tirane, dramën, ‘Klasa jonë’, një evokim i marrëdhënieve komplekse mes një grupi të rinjsh në periudhën e errët të holokaustit. 
Para fillimit të shfaqjes, ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, i dorëzoi babait të ministrit Panariti, medaljen “Fisnik mes Kombeve” që shteti i Izraelit i dha familjes Panariti, dhe vëllait të tij për shpëtimin e jetëve të hebrenjve gjatë Luftës së dytë Botërore. 
Në fjalën e tij, babai i Ministrit tregoi hollësi nga strehimi i familjes Matalon në familjen Panariti dhe peripecitë e kaluara. Ne kete aktivitet ishin te pranishem Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro si dhe ambasadori amerikan Donald Lu.
Sigal