Falsiteti/ Në 25 vite, janë hapur 20 zyra dhe portale shtetërore “Denonco…”

566
Përparim HALILI
Zyrat dhe portalet shtetërore false me temë “Denonco anti-korrupsionin”, nuk janë të reja në Shqipëri, përkundrazi kanë nisur të aplikohen qysh përpara 25 vitesh. Për të maskuar korrupsionin dhe vjedhjet e pasurive kombëtare e private të qytetarëve dhe për t’u dukur të “pastër” para popullit, drejtuesit e lartë shtetëror nisën të hapin fiktivisht “zyrat anti-korrupsion”, siç po vazhdon për herë të dytë edhe kryeministri “rilindës”, me anketën “ Denonco dhe propozo”! Por të gjitha, kanë rezultuar falsitet…
1. Zyra “Denonco vjedhjet e pasurive të ish-kooperativave bujqësore” (shtator 1992)
2. Zyra “Denonco abuzimet me kthimin e pronave” ( nëntor 1992
3. Zyra “Denonco autorët e krimeve të komunizmit” (janar 1993)
4. Zyra “Denonco abuzimet që bëjnë deputetët në zona” (mars 1993)
5. Zyra “Denonco zyrtarët e diktaturës, që janë ende në funksione shtetërore” (dhjetor 1993)
6. Zyra “Denonco aktet korruptive në dogana” (janar 1994)
7. Zyra “Denonco abuzimet që bëhen në zyrat e shtetit” (nëntor 1994)
8. Zyra “Denonco deputetin që nuk vjen çdo muaj në takim me popullin” (mars 1995)
9. Zyra “Denonco zyrtarët që kërkojnë dhe marrin ryshfete” (tetor 1995)
10. Zyra “Denonco dhunën dhe ryshfetet në polici” (prill 1996)
11. Zyra “Denonco vendet ku janë fshehur lekët e piramidave” (dhjetor 1997)
12. Zyra “Denonco punësimet familjare, me ryshfet dhe pa meritokraci” (Mars 1998)
13. Zyra “Denonco korrupsionin e ministrave dhe deputetëve” (shtator 1999)
14. Zyra “Denonco ngritjen e kioskave dhe pushtimin e hapësirave të publike në lagje” (korrik 2000)
15. Zyra “Denonco ndërtimet ilegale në zonën tënde” (shkurt 2002)
16. Zyra “Denonco korrupsionin në drejtësi” (shtator 2004)
17. Zyra “Denonco ministrat që kërkojnë ryshfet nga bizneset” (nëntor 2005)
18. Telefoni “Me duar të pastra kundër korrupsionit shtetëror” (mars 2008)
19. Portali “Posta anti-korrupsion” (shkurt 2015)
20. Anketa “Denonco 1 abuzim, propozo 1 zgjidhje” (korrik 2017)
Sigal