Falsifikonin viza, 10 të arrestuar në Tiranë, mes tyre edhe punonjës policie

2362
Policia e Shtetit ka goditur një grup trafikantësh që merrej me falsifikime vizash.
Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar 10 persona, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur. Mes të arrestuarve mësohet se janë edhe disa punonjës policie.
Ky grupi kriminal, hetimet për të cilin kanë nisur që para një viti e gjysmë kishte dy ambiente të përshtatura si laboratorë falsifikimesh me pajisje si kompjuterë, printera, skanera etj., që shërbenin për vendosjen e vizave të paligjshme në pasaporta.
Sipas hetimeve të prokurorisë së Krimeve të Rënda, grupi kriminal merrte 5-20 mijë dollarë për një vizë britanike apo amerikane.
Sigal