Falsifikonin kartëmonedha , arrestohen dy të rinj në Tiranë

274

Dy 19-vjeçarë kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë përdorur monedha të falsifikuara në kohë dhe vende të ndryshme në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë dy 19-vjeçarët me iniciale U.M dhe N.P kanë përdorur kartëmonedha false në disa pika karburanti dhe kioska.

Mësohet se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy aparate celular dhe kartëmonedha të falsifikuara.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.