Falsifikoi dokumentet dhe përvetësoi tokën me vlerë 2.5 milion euro, kapet autori

527
Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Robert Koçi, 60 vjeç, banues në Tiranë.
Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Policia e Vlorës në bazë të këtij procedimi ka bërë sekuestrimin e një sipërfaqe toke prej 20.000 m2 toke në Porto Palermo, Bashkia Himarë, e cila është përvetësuar nga shtetasi i mësipërm nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.
Vlera e kësaj sipërfaqe toke shkon rreth 2.5 milion euro. Për këto vepra penale, shtetasit Robert Koçi, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.
Sigal