Falsifikimi i dëftesave në shkollën private “Dituria” në Kavajë, prokuroria dorëzon dosjen në gjykatë për 6 akuzuarit

596
Sigal

Prokuroria
e Kavajës dorëzon në gjykatë dosjen me 6 të pandehur që akuzohen për falsifikim
të dokumenteve shkollorë në rastin e shkollës së mesme të profilizuar
“Dituria”. Prokuroria, e cila procedimin penal e regjistroi në datën 29 janar
të këtij viti, nënvizon se janë vërtetuar nga hetimi gjetjet e Inspektoratit
Shtetëror të Arsimit Tiranë.

Sipas organit të akuzës, në këtë
shkollë, gjatë viteve 2011-2015 janë konstatuar një sërë shkeljesh, deri në
raste falsifikimi të regjistrave shkollor, si Amza, indekse, ekuivalentime
provimesh, nxënës që rezultonin fiktivisht në shkollë kur faktikisht jetonin
jashtë shtetit, etj.

Për të pandehurin Bardhyl Mastori,
i cili mbante funksionin e administratorit dhe drejtuesit të shkollës,
prokuroria thotë se ka kryer një sërë shkeljesh dhe falsifikimesh të
dokumenteve shkollorë në bashkëpunim me të pandehurin Vath Gjylsheni dhe të
pandehurat Danjela Veliu, Mirsije Qahajaj dhe Marsida Gërmani.

Gjatë hetimit ka rezultuar se
nxënësit që janë pyetur kanë deklaruar që shkolla, sidomos sistemi part-time
frekuentohet shumë pak ndërkohë që në regjistër figurojnë shumë nxënës, nuk
merren mungesat etj.

Kjo gjë, thotë organi i akuzës, vërtetohet me fletë-printimet e sistemit TIMS
ku ndërkohë që nxënësit ndodhen jashtë shtetit, në shkollë figurojnë si ndjekës
të rregullt të saj madje me nota shembullore dhe nëpër projekte dhe provime, të
cilat shkolla nuk i disponon!

Edhe gjatë kontrollit të ushtruar
nga Inspektoratit Shtetëror i Arsimit, shkolla frekuentohej nga rreth 43% e
nxënësve, madje në klasën 13B frekuentonin shkollën vetëm 22%.

Ministrja Lindita Nikolla ka
nxjerrë Urdhrin nr.368, dt.01.07.2016, për mbylljen e veprimtarisë mësimore të
institucionit të arsimit parauniversitar privat Shkolla e Mesme e Profilizuar
‘Dituria’.

Të pandehur:

1. Bardhyl Mastori

2. Vath Gjylsheni,

3. Danjela Veliu

4. Ajete Degermeni

5. Marsida Gërmani

6. Mirsie Qahajaj