Falja e kamatvonesave, shtyhet me 1 muaj afati për marrëveshje

465
Sigal

TIRANE – Afati për lidhjen e aktmarrëveshjeve të qytetarëve debitorë, pagesa e prapambetur e energjisë, dhe falja në masën 80% të kamatëvonesave është shtyrë për më datë 31 mars. Deklarata është bërë ditën e sotme nga Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri dhe kreu i OSHEE-së Ardian Çela

“I dhanë jetë operacionit shtetformues për vjedhjes së energjisë. Sot konstatojmë me kënaqësi se qytetarët shqiptarë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së qeverisë. Gjejmë rastin që të falenderojmë të gjithë qytetarët që po bashkëpunojnë me OSHEE, dhe po i japin fund abuzimit me energjinë, duke u bashkuar me qytetarët e ndershëm. Janë mbi 233 mijë që kanë firmosur aktmarrëveshje dhe mbi gjysma e tyre kanë përfituar ulje në 80% të kamatëvonesave. Kjo ka shkatuar edhe radhë në sportelet e OSHEE, dhe natyrshëm ka krijuar edhe situata të jashtëzakonshme. Duke marrë në konsideratë, shoqëuria ka marrë vendim që afati të shtyhet deri më 21 mars, për të lidhur aktmarrëveshje me kurse lehtësuese. Vjedhjes po i vjen fundi dhe 31 marsi do të jetë afati i fundit që u bëhet qytetarëve. Pastaj do të fillojnë masat e tjera, sepse kjo skemë lehtësuese nuk mund të shtyhet në mënyrë permanente. Masat e marra nga qeveria ka sjellë reduktimin e vjedhjeve e të humbjeve në treg. Gjithashtu rikthimi i besimit në sektorin energjetik, sjell edhe interesin e investitorëve, siç ishte marrëveshja me Max Streicher”, tha Gjiknuri.