Fakti/ 42 akse rrugore zonale, 5.9 milionë euro financim për mirëmbajtje vjetore, por janë gërmadhë

681
Rrugët në Shqipëri, nuk janë vetëm ato ku kalojnë shtetarët e ato që pasi u hidhet një “gisht” asfalt me tendera miliona euro, bëhen fotografi dhe reklamohen në ekspozita “punësh qeveritare” për të treguar se ka “rilindje rrugësh”. Kryesore janë rrugët zonale, që lidhin qytetet dhe krahinat ku qarkullojnë përditë afro 80% e popullsisë, mallrave e automjeteve, të cilat furnizojnë me qarkullim rrugët nacionale. Por, përpara se të dalin në akset nacionale të rrugëve që edhe pse janë jashtë standardit quhen “autostrada”, automjetet dhe udhëtarët që zbresin në rrugët kryesore, vuajnë tmerrin e rrugëve kryesore e dytësore zonale. Sipas nj vëzhgimi që ka bërë gazeta “Telegraf” dhe sipas letrave të shumta që vijnë nga zonat e ndryshme të evndit, rezulton se këto rrugë janë lënë totalisht në mëshirë të fatit, duke u braktisur, veçanërisht në mëse 2 vitet e fundit, kur drejtorinë e rrugëve e (ç)drejton Dashamir Xhika, peridhë në të cilën nuk pastrohet asnëj kanal anësor e nuk hidhet asnjë “lopatë çakëll” në shumë segemtne rrugore zonale, megjithëse për nga kalsfikimi janë rrugë kryesore. Cili është shkaku? Kupola e drejtorisë së rrugëve, ka bllokuar financimet për riksonstruksionin e 21 akseve rrugore, për shkak të pazareve dhe klientelizmit në tenderët që nuk zhvillohen pa gjetur fituesin që derdh përqindjen që ka caktuar drejtori Xhika, oose shtyhen e shtyhen pa fund deri sa të plotësoj letrat fiktive klienti që duhet t’i jepet tenderi! Fakti skandaloz me krim financiar e dokumentar shtetërror që po ndodh e po bëhet prej drejtorit Xhika dhe vartësev të tij që firmosin e vulosin letrat fiktive është ky: Për 42 akse rrugore zonale jepen 5.9 milionë euro financim në vit për mirëmbajtje rutinë, por rrugët janë gërmadhë, mbasi në to nuk punohet, por plotësohen vetëm bordero e shpenzime materiale që nuk bëhen! Sot po ndalemi në gjendjen e këtyre rrugëve në disa zona të jugut…
Tepelena me 8 rrugë gërmadhë, 11 rrugë të munguara, 15 të shkatërruara
Rruga Fratar-Tepelenë, prej 2 vitesh është lënë gërmadhë. Banorët e kësaj zone udhëtojnë në rrugë të shkatërruar, në rrugë të munguara dhe në rrugë të mbetura përgjysmë. Në Tepelenë, rruga më problematike është aksi Memaliaj-Izvor, me gjatësi 22 kilometër. Tjetër aks që nuk e njeh fare asfaltin, por veç gropat e gurët që rrëshqasin nga mali dhe rrëshqitjet që bllokojnë qarkullimin është rruga Tepelenë-Dhëmblan. Tjetër rrugë e lënë gërmadhë në këtë rreth është rruga Dragot-Damës me gjatësi 11 kilometër e cila nuk është trajtuar asnjëherë në këto 8 vite, as me riparime minimale, duke lënë të bllokuar dhe me transport problematik afro 20 mijë banorë të fshatrave Dragot, Damës, Kashisht, Beçisht, paçka se në këtë rrugë, në letra figuron fond mirëmbajtës i përditshëm por që nuk dihet se ku përfundon. Një tjetër rrugë në Tepelenë është aksi Krahës-Toç dhe Krahës-Levan. Në 32 fshatra të Tepelenës mungojnë rrugët totalisht, ndërkohë që ka zona të si Rabija, Xhaxhaj, Mezhgorani, Lekli, Kodra, Koshtani, Çorraj, Selcka, Xhafaj, Luftinja, Arrëza, Shalësi, Gllava etj, të cilat janë krejt pa rrugë. Dhe rruga më skandaloze e cila tashmë kalohet vetëm nga bagëtitë, është aksi Minierë-Zhapokikë nr. 1-2 e cila ka dalë krejtësisht jashtë përdorimit. Me rrugë të shkatërruar janë dhe banorët e Kalivaçit, të cilët kanë nisur të qarkullojnë me kafshë, si përpara 100 viteve.
Përmeti, 19 rrugë gërmadhë, 14 rrugë të munguara, 17 rrugë të shkatërruara
Si rrugët nacionale dhe ato rurale të rrethit të Përmetit, janë të munguara e të shkatërruara. Gërmadhë është rruga në aksin Këlcyrë-Berat, ndërtuar në vitin 1920 nga austriakët, por e mbetur si rrugë “dhish” e karvanësh në krejt gjatësinë e saj prej 95 kilometër. Përgjatë kësaj rruge gjenden 145 fshatra me afro 85 mijë banorë, të katër rretheve Përmet, Tepelenë, Skrapar, Berat. Për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor, në letrat e drejtorisë “Xhika” rezulton se harxhohen miliona lekë në vit për mirëmbajtje, por nuk ka mirëmbajtje. Në zonën e Dëshnicës, mungojnë 9 rrugë që lidhin fshatrat dhe komunat si dhe janë 14 rrugë ekzistuese, të cilat janë në gjendje fizike krejt të shkatërruara, sidomos brenda qendrave të banuara Bubës, Ballaban, Pcar, Mazhan, Sukë, Tolar, Çorrogunjë etj, që përfshihen në Krahinën e Dëshnicës. Rruga Kiçok-Këlcyrë është vetëm 20 kilometër, por ai nuk akordon fonde ta zgjeroj dhe ta asfaltoj edhe spe projektet janë gati, por që nuk dieht se ku përfundojnë fodnet. Aksi i rrugës Ballaban-Këlcyrë, u asfaltua por zgjati vetëm 8 muaj, mbasi ajo tashmë është degraduar. Rruga tjetër e munguar është në zonën Ballaban-Uji i Zi Berat, me gjatësi 35 km. Aksi Përmet-Dogana e Tri-Urave është si rrugët e vitit 1900. Gërmadhë është aksi tjetër kryesor, që lidh Përmetin me Leskovikun, Ersekën dhe Korçën, e mbetur përgjysmë në Çarashovë. Pa rrugë dhe me rrugë të shkatërruara gjenden zonat turistike në Kanionet e Langaricës, Llixhat e Bënjës, zona e Frashërit, Malshovës, Ceries, Dangëllisë, Piskovës, Bredhit të Hotovës që shkojnë deri në Frashër, Këlcyrë-Përmet etj.
Ja disa akset rrugore që në letra financohen për mirëmbajtje, por në fakt janë gërmadhë
1. Rruga Patos-Reskovec
2. Rruga Shqefën-Macukull
3. Rruga Reskovec-Urë Vajgurore
4. Burrel-Klos
5. Rruga Krujë-Bruz 
6. Zall- Bruz Mal
7. Rruga Fushë Krujë-Milot
8. Rruga Patos-Poshnjë 
9. Rruga Bushat-Vau Dejë
10. Rruga Këlcyrë-Përmet
11. Rruga Këlcyrë-Ballaban
12. Rruga Sukë-Buz
13. Rruga Ballsh-Fier
14. Rruga Memaliaj-Izvor
15. Rruga Dragot-Tepelenë
16. Rruga Leskovik-Çarshovë
17. Rruga Leskovik-Ersekë
18. Rruga Qafë Muzinë-Delvinë
19. Rruga Tiranë-Elbasan
20. Rruga Levan-Fier
21. Rruga Ballsh-Fratar
22. Rruga Vlorë-Selenicë
23. Rruga Buz-Berat
24. Rruga Fier-Seman
25. Rruga Elbasan-Gramsh
26. Rruga Dajt-Shëngjergj
27. Rruga Q. Kërrabë-Kërrabë
28. Rruga Kuçovë-Kozare
29. Rruga Memaliaj-Zhapokikë
30. Rruga Berat-Terpan
31. Rruga Terpan-rehovë
32. Rruga Buz-Gllavë
33. Rruga Berat-Mali Tomorrit
34. Rruga Rrëshen –Orosh
35. Rruga Rubik-Velë
36. Rruga Dajt-Shëngjergj
37. Rruga Krahës-Levan
38. Rruga Krujë-Bruz Mal
39. Rruga Krujë-Bruz Zall- Bruz Mal
40. Rruga e Arbrit
41. Rruga Fushë Krujë-Milot
42. Rruga Patos-Poshnjë 
Sigal