Fakte të reja se përse kryeministri nxori Ushtrinë në aeroportin e Rinasit

655
Sigal

Qeveria “Rama” vendosi dje në mënyrë të paprecedentë të urdhërojë daljen e ushtrisë për të kryer funksionin e ruajtjes së Aeroportit të Rinasit. Një vendim i tillë, ka jo pak shkelje ligjore dhe kushtetuese që bëjnë përgjegjës direkt Kryeministrin dhe ministren e Mbrojtjës.

Por në këtë lëvizje të paplanifikuar të ushtrisë, ka dhe dyshime për interesa korruptiv që lidhen me objektin dhe pronat e Policisë Ushtarake në Sauk, e cila me vendimin e ri nga Sauku do të zhvendoset në Rinas.

Shkelja e parë, ka të bëjë me faktin se ky vendim është marrë pa një akt të Këshillit të Ministrave që të shpallte emergjencën për daljen e ushtrisë.

Shkelja e dytë dhe më rëndë është se forcat e armatosura lëvizin me një vendim/ligj të Parlamentit, i cili nuk është marrë.

Shkelja e tretë lidhet me faktin se për këtë dalje të ushtrisë nuk është njoftuar institucioni i Presidentit të Republikës, i cili është dhe Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Shkelja e katërt është se për një vendim të tillë nuk është marrë miratimi i institucionit më të lartë të sigurisë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Shkelja e pestë lidhet me ligjin për Forcat e Armatosura. Ministria e Mbrojtjes u ka ngarkuar forcave ushtarake një mision që ka të bëjë me detyrat e strukturave civile dhe policore, por jo Forcave të Armatosura.

Sipas ligjit të ushtrisë, roli i Forcave të Armatosura është mbrojtja e rendit kushtetues. Por veç këtyre shkeljeve dhe shumë të tjerave që kanë të bëjnë me ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme, ligjin për Forcat e Armatosura dhe Kushtetutën, vendimi i qeverisë për ushtrinë ka brenda edhe hijet e një korrupsioni.

Ditën e sotme zyrtarë të qeverisë hodhën idenë e vendosjes së Policisë Ushtarake në aeroportin e Rinasit, pasi aty ndodhet dhe Komanda e Forcës Ajrore. Në këtë mënyrë godinat e Policisë Ushtarake në zonën e Saukut lirohen nga funksionet shtetërore dhe duhet të kalojnë për privatizim.

Burime nga qeveria thonë se një biznesmen afër qeverisë janë interesuar kohë më parë që kjo zonë shtetërore të kalonte për përdorim privat me qëllim investime në ndërtim. Me lëvizjen e djeshme, Qeveria jo ka shmangur edhe procedurën për zhvendosjen e një reparti ushtarakë. Sipas ligjit, mbyllja e bazave apo hapja e tjerave është një procedurë që kalon në filtra të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Presidentit të Republikës. Duke e bërë fakt të kryer për “interesa të sigurisë” lirimin e repartit dhe tokës për ndërtime, qeveria duket se ka bërë dhe qokën e radhës ndaj klientëve të saj.

SHKELJET KUSHTETUESE ME USHTRINË NË RINAS

– Nuk është dërguar me VKM pasi duhej shpallur emergjenca

– Nuk është dërguar me ligj Parlamenti

– Nuk është njoftuar Presidenti

-Nuk është marr miratimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare

-I është ngarkuar ushtrisë në kundërshtim me ligjin mision i sigurisë publike dhe sigurisë publike, funksione që i takojnë Policisë së Shtetit dhe jo Forcave të Armatosura

-Është marrë vendim për zhvendosjen e gjithë Policisë Ushtarake nga zona e Saukut në Rinas, duke krijuar dyshime se godina e repartit do të përdoret për interesa biznesi të një oligarki pranë qeverisë.

-Mbyllja e një bazë ushtarake bëhet vetëm me dekret presidencial në bazë të planit të përhapjes së Forcave të Armatosura dhe strategjive kombëtare të sigurisë