Fakte të reja për provimin e manipuluar të noterëve dhe denoncimi si objekt vetingu

1130
Sigal

Provimi i noterisë
ose sikurse ka filluar të quhet si biznesi i agallarëve të rinj ka ngjallur jo
pak interes dhe në redaksinë e Telegraf kanë mbërritur me dhjetëra telefonata
dhe denoncime në lidhje me konkursin e manipuluar sipas tyre. Përveç rasteve të
denoncuara dje nga konkurrues dhe të afërm të tyre të tjera skandale kanë dalë
në pah dhe për këtë janë informuar edhe përfaqësitë më të rëndësishme perëndimore
dhe institucionet përgjegjëse përfshi edhe ministrinë e drejtësisë. Në
denoncimin me titull “Mos e noterizoni konkursin e Noterëve zoti Ministër” theksohej
se mënyra e propozuar nga Ministria e Drejtësisë për të transferuar zhvillimin
e provimit të Noterëve nga Ministria e Drejtësisë tek Dhoma Kombëtare e Noterisë
ishte një ide e mirë dhe e pranueshme në parim,por që binte ndeshë me ligjin
pasi këtë të drejtë e ka vetë institucioni më i lartë shtetëror i drejtësisë. Por
zhvillimi i provimit tregojë se rezultatet e pritshme dhe ndërhyrjet e shumta
vazhduan nga politika dhe jeta shoqërore dhe besojmë se ky proces mund të quhet
i dështuar pse jo edhe i kompromentuar pasi në të u vunë re paligjshmëria,dështimi
dhe pyetjet e testit më shumë ishin të karakterit të procedurës civile se sa e
detyrimit që ligji për noterinë u cakton vetë noterëve. Është e palogjikshme
dhe e pamundur që 100 pyetje disa konkurrent ,madje fitues u përgjigjen për 30
minuta çka do të thotë se është e pamundur .Sikur gjysmë minute të donte një
pyetje minimalisht duheshin rreth 50 minuta deri në 1 orë. Atëherë si ka mundësi
që këta pjesëmarrës me mangësi të profesionalizmit bazë hyjnë e dalin me shpejtësi
? Ti kenë të ditura paraprakisht pyetjet nuk duam ta besojmë,por edhe ti kenë dorëzuar
të bardha me qëllimin final që ti plotësojë dikush më vonë kjo është edhe më e
pabesueshme. Atëherë? Ne zoti Manjani i bëjmë sfidë së bashku dhomës së Noterisë
dhe mundet që nën vëzhgimin e ekspertëve vendas dhe të huaj t’i rimarrin në
provim dhe një pjesë e tyre të jeni i bindur që do kenë mangësi të jashtëzakonshme
dhe mungesë të bazës më elementare të së drejtës,ligjit për noterinë dhe më
gjerë. Veç rasteve të bëra publike dje ,një tjetër rast jo fitues na serviret për
opinionin dhe ministrin Manjani. Ai është  Josil Doro me numër 29 në listën e konkurruesve
i cili punon si specialist që nga 2013 në Prefekturën e Korçës dhe “praktikën “
e ka bërë në Bilisht tek noteri Gjergj Gjonaj. Atëherë ose ky ka marrë rrogën
dhe nuk ka shkuar në punë ,ose nuk ka shkuar në praktikën noteriale. Kjo i mbetet
institucionit ta verifikojë. Është e turpshme që kamerierët, agronomët kanë dalë
fitues dhe ata që kanë studiuar ditën në fakultetin juridik renditen poshtë
tyre. Sot është dita e fundit e ankimimeve dhe është në nderin e ministrisë ta
anulojë këtë proces ,ndërkohë që ne nxisim institucionet e specializuara të
fillojnë hetimet për gjithçka është përfolur dhe është denoncuar.