Faik KRASNIQI/Zoti Rama, pse Shkëlzen Maliqin këshilltar?

100

Tragjedia më e madhe e një kombi është kur tradhtarët bëhen ”patriotë”, dhe patriotët nga tradhtarët cilësohen “tradhtarë”. Ne shqiptarët, sikur e kemi në traditë që shumë shpejt t’i harrojmë vuajtjet tona, individuale apo kolektive qofshin ato, e sigurisht që gati-gati i harruam edhe ata shqipfolës që për shumë dekada i shërbyen armikut më të egër të popullit shqiptar që ka njohur ndonjëherë historia. Nuk është e nevojshme që të shkruajmë histori të gjata për bëmat e poshtra të spiunëve dhe tradhtarëve shqipfolës, por është mirë që kryesisht të demaskohen. Të demaskohen agjentët shqipfolës të UDB, e veçanërisht ata ish agjentë të UDB, që edhe sot e kësaj dite “notojnë” në ujëra të turbullta, bile disa nga ata janë të veshur edhe me pushtet, duke u pajisur kështu edhe me njëfarë imuniteti politik.

-Kush është në të vërtetë Shkëlzen Maliqi?

Shkëlzen Maliqi është djali i ish-sekretarit të Punëve të Brendshme të Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës të Federatës Jugosllave, Mehmet Maliqi, i njohur dhe ndërkombëtarisht për ashpërsinë ndaj “irredentistëve” dhe “nacionalistëve” shqiptarë. Jo vetëm i ati, por edhe i vëllai Gazmend Maliqi që ishte punëtor operativ i UDB-së në Prishtinë dhe përgjegjës për shumë keqtrajtime të shqiptarëve në vitet ‘80-të.

Të kujtojmë se Edi Rama para disa vitesh Shkëlzen Maliqin e quante mashtrues ordiner kur ky i fundit organizonte sondazhet e ”Gani Bobit” në Shqipëri i kontraktuar nga Klan. Udhëheqësit e Shqipërisë duket e kanë të pamundur t’i shpëtojnë psikologjisë Bizantine. Rama pa dashje po i bën një të mirë Kosovës duke i larguar një person të padëshiruar për shqiptarët e Kosovës. Me zgjedhjen e këtij këshilltari Edi Rama provoi se do jetë të paktën po aq filoserb sa kollovari i Milicës Sala. Shkëlzen Maliqi është njeri i shërbimeve sllavo-serbe në tre breza, që në kohën e monarkisë të kryeministrit Stojanoviç. Këshilltari i Kryeministri Rama e ka pasë gjyshin spiun të Jugosllavisë mbretërore, babën spiun grek dhe të Sigurimit Jugosllav dhe tani na del këshilltar Maliqi. Babai i Shkëlzen Maliqit ka qenë një nga shqiptarët e ndershëm me qen besnikë të famëkeqit Rankoviç. Kujtoj këtu lidhjet me Udbash-in famëkeq Goran Gaiç dhe persekutimin e shqiptarëve pas incidentit të quajtur ngritja e flamurëve në Prizren. Serbët e konsideronin të atin e Shkëlzen Maliqit edhe më besnik se famëkeqin Rrahman Morina, i martuar me grua serbe si vjehrri i Salës. Vetë Shkëlzeni, këlysh i SDB-së, aktualisht bashkëpunon aktivisht me BIA-n. Shkëlzeni ka miqësi të kahershme me Zvetozar Kovaç, drejtorin aktual të shërbimit sekret të ushtrisë serbe. Shkëlzeni si spiun serb familjarisht është antiamerikan i tërbuar. Kjo gjë do i hapi telashe Edi Ramës me stafin e ambasadës amerikane në Tiranë, si p.sh me atasheun Joshua Petersenin. Kujtoj këtu qëndrimet anti-UÇK dhe anti-Amerikë në vitet 1998-1999 ky Shkëlzen Maliqi sa herë ia bënte nervat kaçurrel kolonel Applegate-s, që e konsideronte edhe më filo-serb se Doklen dhe Sh. D. Prof. Klosi të flasë nëse ka takat. Të kujtojmë problemet e dhjetorit 1998(18 dhjetor), prita që iu vu nga serbët kolonës së UÇK-së që nga Kruma (Cahanaj) po penetronte në Kosovë. Kujtoj këtu kooperimin e Sokol Pogës këtij Shkëlzenit dhe Gaiç-it shërbimit sekret të Milosheviçit etj., etj..

-Cila do të jetë detyra e parë e Shkëlzenit?            

Detyra e parë e këshilltarit të Edi Ramës është organizimi i një takimi me udhëheqësit e Serbisë, të cilët do të ndërhyjnë për një takim edhe në Greqi, e kështu të vendosin krijimin e “kombit kosovar” një dëshirë e kahershme edhe e këshilltarit, i cili mendon serbisht dhe i duket vetja sikur flet shqip. Rama po i ngjan paraardhësit të tij me këtë autogol spektakolarë të realizuar në një terren filosllav siç është Franca.