Faik ISLAMI/ Reforma administrative edhe si melhem për plagët e vjetra të historisë

611
Sigal

(Refleksione rreth reagimeve bollanoiste e omoniste, për Himarën )

Grekëve, u ka lënë një vasiet shumë të madh, njeriu më i urtë, më i drejtë i tërë historisë tyre, të lashtësisë. Ja u la me të folur, se filozofi i madh nuk la asgjë të shkruar. U ka lënë porosinë e njohjes së borxhit, borxhliut. E la, ndërsa po jepte shpirt, i dënuar pse pati thënë vetëm të vërtetat! Burrit të madhe të kohërave, pasi gardiani i dha kupën plot me helm, e piu atë pa ndalesë, me një qetësi të padëgjuar kurrë. Hodhi sytë dhe pa miqtë e vet të ngushtë, Apollondorin dhe Kritonin, të mbytur në lot dhe gjithë habi u foli: “Ç`është kjo britmë e çuditshme? Unë i zbova gratë, sepse ato do të bënin  pikërisht këtë, që po bëni juve! Po bëni gjënë më të papëlqyer, sepse në sa u bëra kaq,  kam dëgjuar  ..që burrat duhet të vdesin vetën … në paqe. Rrini të qetë dhe bëni durim! Kur helmi po i arrinte zëmrën, e këmbët i ishin ftohur, i dha fuqi vetes dhe ngriti kokën, duke ju drejtuar mikut të vet me këto fjalë: “Kriton, i kam një kokosh(gjel) borxh Asklepit, a do të kujtohesh t`ia paguash more mik? Borxhi, në cilëndo shkallë të jetë duhet njohur edhe kur nuk ke mundësinë t`ja paguash, t’ia shlyesh atë borxhliut, dëmtuesit tënd do t`i mjaftojë edhe fjala e mirë! Njohja dhe shlyerja e tij, të heq një barrë të rëndë nga shpirti….”! Pas asaj fjalë filozofi i madh ndërroi jetë. Ishte miku i vet, Kritoni, që ja mbylli sytë duke u zotuar. Borxhi do shlyhej…!

Kanë kaluar shekuj nga ajo porosi e “grekut të madh”,  kur ndërsa po ndjekim lajmet për Reformën e Re Administrative, se si “grekët e vegjël “, të sotmit, këtej kufirit, në unison me ta edhe dhe kapso grekët e vetëshpallur të tillë, nga Himara labe, na bindin, që nuk kanë kënduar asgjë nga filozofi i tyre. Merret vesh se as nuk kanë qenë e as nuk janë të njohur me amanetin që la  Sokrati. Ai e la dhe për një gjel kurse ndaj nesh kanë një mal borxhesh gjaku, pasurie, dinjiteti, krimesh. Njohja e borxheve gjitonit, mikut, komshiut, tjetrit është problem personaliteti dhe krenarie. E jo vetëm që nuk njohin borxhin aq të rëndë, që i kanë këtij populli e këtij kombi, këtij trualli, më të lashtit të Ballkanit, por vazhdojnë të lëndojnë plagët e pambyllura të krejt Labërisë, për të hapur xhidavi, (plagë ) të tjera, me kërkesat speratiste, omoniste e bollanoiste, për Himarën.

U mbushën, këto ditë, plot njëqind vjet nga data kur qindra ushtarë, të garnizonit grek të Himarës së pushtuar, nën komandën e majorit gjakpirës Grivas, me ta dhe disa harrëmsëzë himarjot, të famëkeqit Spiro Milo, të cilët me urdhër të mbretit grek Kostandin, ju lëshuan dhe rrethuan në pabesi  fshatin paqësor të Borshit. Tmerret që përjetoi popullsia e pambrojtur borshiote ishin të njëllojta me ato që patën përjetuar fshatrat e tërë Kurveleshit, tërë Labërisë, prej hordhive barbare greke, mbi një popullsi krejt të pambrojtur, krejt të pafajshme. Ushtarët grekë dhe disa vendas himarjot të bashkuar me ta, u sollën si bisha të tërbuara. E bënë shkrumb e hi Borshin, shkrumb e hi Fterrën, shkrumb tërë fshatrat e Labërisë, të krejt Kurveleshit të sipër. Mashkullorë, Prongji, Kardhiq, Plesat, Zhulat, Fushbardhë, Koron, Picar, Kolonjë, Medar, Golëm, Progonate, Lekëdush, Niovicë, Gusmar, Salari e tërë lugina e Vjosës, gjer ne Kuç. I bënë të gjitha shkrumb e hi. E bënë Hormovën thertore burrash e djemsh, ku kaluan në tehun e thikave të andartëve greke 272 burra e djem! Nuk lanë më pemë në këmbë. Popullsia, duke lënë gjithë ç`patën mori rrugën, lart, për nga Lumi i Vlorës. Populli atë pjesë historie e përjetësoi në këngët e vajeve:

“Gratë e Kurveleshit,

Nisur për në Vlorë,

I përzuri greku,

Me foshnjat në dorë,

Qaj moj Shqipëri, ulëri e gjorë!”

Po atë ditë, që forcat greke, hyn në Borsh, të parën gjë që bënë ishte grumbullimi i burrave dhe detyrimi të dorëzonin armët. Pastaj u vunë flakën shtëpive. Kaluan në tortura gjithë burrat borshiot. Nga goditjet me kondakun e pushkëve dha shpirt burri i nderuar , patrioti  Muhamet Gapi.Trupin bishat greke ja hodhen në Longadhë, duke humbur  traditën greke të rrespektit për një të vdekur.Borshiotët në ato ditë panë më sytë e tyre se keta  të ardhur, për grekë, nuk mund të ishin grekët e tregimeve të lashta.Ishin thjesht dhe vetëm  greko-katilët,që i vunë tërë atë bela fshatit tërë Labërisë.Një borxh të paparë, në jëtë të jetëve, nga një komb,  një kombi tjetër, komshiu -komshiut, grekët -shqiptarëve  !Ky ësëhtë fakt i pamohushëm, i historisë tonë me fqinjin jugor.Një borxh i rëndë sa nuk e mba dheu!  Të njetën gjë bënë edhe në Ftërrë.Grabitën gjithë ç`gjetën  si të ishin jo më ushtri e rregullt e një mbretërie, por  batalione kusare  dhe barbare.Si vranë aty  Adem Muço Gjonin, Zeno Gjonin, Habil Dhulin, Lame Mehmentin  Muço Maton dhe  Mato Zhupën, u versulën e vodhën gjithëçka gjetën, e si të tërbuar  dogjën tërë shtëpiat.Por të pangupur në krimet, grekët, duke përdorur masha  mercenarët vëndas,sharruan tërë pëmët frutore, prenë   mbi nëjëmijë rrënjë ullinj shekullorë! Vepruan me një strategji të mirëmenduar,  si të ishin pjesë e legjioneve romake, të cilat  kur patën pushtuar Kartagjenën “mbollën me kripë”  tërë  tokat kartagjenase, që të mos mbinte më aty, fije bari.Me të tillë urrjejtje u vërsulën  forcat greke,   me ta dhe vëndas himariot,   në Borsh, Fterrë e tërë krahinat.Zi e kob mbollën në tërë Labërinë !Ku mund të ketë kufi borxhi,  më të madh se ai, që grekët u kanë nga historia, popullit të Labërsisë, tërë   shtetit të  shqiptarëve ? Mirepo kushe harron borxhin  i ndodh ajo që pati lënë vasijet Sokrati, nuk heq kurrë barrën e rëndë të fajit e të turpit  mbi shpirt.Se që të themi atë që ka ndodhur,shqiptarët nuk ndënjën duar lidhur,të prisnin tu hipte turpi grekëve dhe marcenarëcve të Spiro Milos. Si në tërë Labërinë edhe në Borsh e   në Fterrë u ngrit rrebëshi popullor i labërisë dhe ju kundërvu burrërisht  harbutërisë greke  e mercenarëve gjakprishur vëndas.Qindra burra e gra borshiote e fterriote të prirë nga burra si  Mitat Noga me Bilalin e  gjithe borshiotet,  heronj fterriotë ,  si Xhafer Shehu e  Nuro Kofina, u prine burrave dhe grave për  tu përballur me atë hordhi barbare . Në krah të çetave labe të borshiote e fterriote u erdhi “Uragani i Lberisë “, Sali Murati , apo si  e njohen grekët dyfekun trimit , Sali Vranishti.Si mik i familjes së Mitat Nogës, si patriot i madh, me të gjithë vranishtjotët, zbriti brinjave  dhe me thirrjet labe, të tërë forcave të mobilizuara për kundër forcave greke;” O priteni, o priteni, Sali Vranishtin..!’  i vuri përpara si lopët hordhitë greke.Por edhe si patriot largpamës, nuk përndoqi kurrë a të hakmerrej me vëndasit  e bërë mercenarë të grekëve,  prej Himare.Se ai dhe tërë burrat luftëtarë labërisë, Himarën e kanë patur pjesë të truallit të tyre, pjesë zëmre, të pandarë. Gjithë himariotët vëllezër gjaku.  Është ajo histori, jo shumë e lashtë,është ai gjak i derdhur, ai borxh i madh, i pashlyer, ndaj fshtarave të Labërsisë, ndaj tërë kombit shqiptar, që do tu duhej pasardhësave të atyre mercenarëve, të dikurshëm, sot të përfaqësiuar nga zëri antishqiptar i progonatasit  Bollano e ko, tëmos bënin të pabërat më të reja , .. që po bëjnë. I gjithë  minoritarëve të rreshtuar si ‘Omonistë”, që sot ngrenë zërin si të ishin ata të djegurit e të masakruarit dhe jo shqiptarët, që lipset ta shikojnë sot Reformën e Re Administrative edhe si një njohje të borxhit të madh, si një vetpastrim të shpirtrave,  për bashkim e vëllazërim, me tërë borshiotët, e fterriotët e vranishjotët, me tërë shqiptarët,  të cilët sot aspirojnë drejt famijes evropiane,  ndërsa këta, synojnë drejt  të  Himarës labe, për mëvehtësi të saj si enklavë greke.!.Gjë që nuk do t`ja arrijnë kurrë.Ndaj  themi, njerëzishëm,  se duhet të sherbejë  kjo reformë  për një vëllazërim e melhem, për plagët e pambyllura tonat.Në të mirën e mbylljes së plagëve  u duhet një rifreskim apo edhe njohje  omoniostëve dhe bollanoistëve separatistë,  të  porosisë të filozofit të madh të lashtësisë, Sokratit!Do të jetë në dobinë e të gjithëve.