Fadromat e IKMT shkojnë në “Loro Boriçi”, pas vizitës së Ramës

522
Pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në stadiumin “Loro Boriçi”, kanë zbarkuar Fadromat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Në ditët e ardhshme pritet të nisë prishja e rreth 20 ndërtimeve përreth stadiumit, që preken nga projekti. Banorët thonë se deri tani nuk u është thënë asgjë për ndërhyrjen.
Një tjetër problematikë për këto familje është edhe ajo e dëmshpërblimit, pasi nuk kanë marrë asnjë shkresë për vlerën e kompensimit të truallit dhe të banesave.
Më herët familjet që preken nga projekti zhvilluan disa protesta pasi kundërshtonin vlerën e përcaktuar për kompensim.
Sigal