Fadil Kepi/ Ja padrejtësitë që i bëhen qytetarëve që paguajnë mbi 35 vjet sigurime shoqërore

2118
Sigal

Specialisti i sigurimeve shoqërore, z.Fadil Kepi, sqaron teleshikuesit e emisionit ditor “Koha për tu zgjuar”

Në emisionin e mëngjesit “Koha për tu zgjuar” të ditës së djeshme, në televizionin News 24, që drejtohet nga gazetari Bashkim Hoxha, një telefonues tha: “Sigurimet shoqërore llogarisin pension të plotë kur personi plotëson moshën dhe ka 35 vjet punë të siguruara. Në rast se plotëson moshën, por ke më pak se 35 vjet punë të japin pension më të ulët. Ndërsa kur ke mbi 35 vjet punë nuk të japin pension shtesë, pavarësisht se ke punuar disa vjet më shumë duke paguar kontributet e sigurimet shoqërore. Mua, vazhdoi telefonuesi, ky gjykim i sigurimeve shoqërore më duket i padrejtë mbasi siç më ulet pensioni kur kam punuar më pak se 35 vjet, duhet të më shtohet për vitet që kam punuar mbi 35 vjet”. Ai i kërkoi moderatorit të emisionit që ky problem të sqarohet ligjërisht nga specialistët përkatës.

Për këtë ne ju drejtuam z. Fadil Kepi, ish-Drejtor i Sigurimeve Shoqërore të Tiranës dhe bashkëpunëtor i gazetës tonë. Ai bëri këtë koment.

Sipas nenit 92 të ligjit të Sigurimeve Shoqërore nr.7703, dt.11.05.1993, personat që kanë punuar në punë të kategorisë së tretë, si në administratën shtetërore, biznes, bujqësi, shërbime, ndërtim, shëndetësi, media etj., marrin pension të plotë kur kanë 35 vjet punë të siguruara në moshat 60 vjeçe femrat dhe 65 vjeç meshkujt.

per me teper lexoni Gazeten Telegraf