Nesër do të lexoni/ Flet Eksperti Fadil Kepi: Trajtimi financiar i personave me aftësi të kufizuar, leja vjetore, pensioni...

Leja shtesë e pagueshme ose pa të drejtë page, shtesa e pensionit për punën mbi moshë. ripunësimi dhe marrja e pensionit të partnerit të ndarë nga jeta
Trajtimi financiar i personave me aftësi të kufizuar e kujdestarëve, leja vjetore e zakonshme e pagueshme, pensioni familjar dhe gabimet në dokumente 

Procedurat për pension familjar
Pyetje
Në një letër që na ka dërguar një nënë nga Durrësi lexojmë: Kohët e fundit bashkëshorti im, i cili punonte i siguruar në një institucion buxhetor ndërroi jetë. Unë jam pa punë në moshën 54 vjeçe dhe 2 fëmijë njëra në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe djali në vitin e dytë në universitet. Pyes, cilat janë procedurat që duhet të ndjek për të përfituar pension familjar?
Përgjigje 
Bashkëshortit i takon rroga deri ditën që ka jetuar përfshi dhe ditët që ka qenë shtruar në spital dhe raportet mjekësore deri në 6 muaj. Titullari i qendrës së punës ku ka punuar sipas vendimit të Qeverisë 493, datë 6.7.2011,nga fondi i veçantë ka të drejtë t’ju japë ndihmë financiare një rrogë mujore por jo më pak se 50 mijë lekë. Për të përfituar pension familjar ju duhet të paraqitni në sigurimet shoqërore librezën e punës të burrit, certifikatën e vdekjes, certifikatën e gjendjes familjare, vërtetimin nga shkolla për secilin fëmijë që vazhdon shkollën ditën vërtetimin e pagës së tij nga 1 janari i vitit 1994 deri ditën që ai ndërroi jetë. Mbas caktimit të pensionit që i takonte bashkëshortit, secili nga fëmijët përfiton 25% të pensionit të babait deri në moshën 25 vjeç kur vazhdon shkollën ditën. Në moshën 55 vjeçe ju do të merrni pension familjar në masën 50% të pensionit të burrit nëse do të jeni pa punë e pa vetëpunësuar dhe nuk keni tokë sipas ligjit. Po të jeni e paaftë për punë e vërtetuar e vërtetuar me vendim të KMCAP edhe ju nga dita që burri nuk jeton përfitoni pension familjar në masën....



Për më tepër nesër në gazetën "Telegraf"....