Facebook shndërrohet në një portal punësimi për të gjithë

517
Po kërkoni për një punë ? Ju tani mund të shtoni Facebook tek lista e portaleve për punësim për tju ndihmuar për të gjetur një punë të re.
Të mërkurën kompani lajmëroi se do të lanconte opsionin e kërkimit në aplikacionin mobile dhe internet.
Bizneset të cilat kanë një faqe në facebook tani mund të shtojnë vendet e hapura të punës në rrjetin e tyre socila.
Kjo gjë do ti lejoje përdoruesit që të zbulojnë dhe të aplikojnë për punë direkt nga Facebook.
Sapo kompania në fjalë të nxjerrë njoftimin për vendin e lirë të punës, ky njoftim do të paraqitet në kryefaqen e ndjekesve të kompanisë.
Por ama gjithashtu facebook u vjen ne ndihme shume punekërkuesve pasi mund ti filtroje njoftimet që ndalin në mënyrë që të përmbushin kriteret e përdoruesve.
Ndërsa për të aplikuar për një vend të caktuar mjafton që të klikohet në butonin “apply now” në një post.
Ky veprim do të bëj të mundur hapjen e një formulari i cili do të plotësohet me te gjitha informacionet e duhur.
Facebook ka që në nëntor që e teston këtë opsion dhe pretendon se një numër i konsiderushëm biznesesh po e përdor këtë opsion.
Duke ditur që 1 bilionë njerëz i vizitojnë faqet e bizneseve cdo muaj , ky updatim me siguri do të ngjallë shumë interes.
Sigal