Facebook do njoftojë 87 milion të prekurit nga skandali ‘Cambridge Analytica’

108
Facebook do të kontaktojë me 87 milion përdoruesit e prekur nga skandali Cambridge Analytica bëri të ditur kompania. Të prekurit do të marrin një mesazh të detajuar në Kryefaqet e tyre të Facebook.
Gjithashtu 2.2 miliardë përdoruesit do të marrin një njoftim “Protecting Your Informacion” me një link i cili tregon se cilat aplikacione që kanë përdorur kanë akses në informacionet e tyre.
Nëse dëshirojnë ata mund të ndalojnë aksesin e këtyre aplikacioneve plotësisht.
Rrjeti social thotë se 70 milion prej të prekurve janë në SHBA ndërsa 1 milion në Filipine dhe Indonezi.

105117869-fb_protecting_your_information.530x298

Cambridge Analytica akuzohet se ka grumbulluar informacionin e miliona përdoruesve pa dijeninë e tyre.

Më pas kompania shfrytëzoi platformën e reklamimit të Facebook për tu dërguar mesazhe elektorale në favor të presidentit Amerikan Donald Trump, njofton PCW.
Akademiku i Universitetit të Kembrixhit dhe kompania e tij Global Science Research përdorën aplikacionin quiz “This is Your Digital Life” për të grumbulluar të dhënat e përdoruesve.