Fabrika e Bakrit/ Ja pse hynë në protestë banorët e Fushë- Arrëzit?!

192

Me sa duket ka qenë reputacioni dhe respekti i protestuesve që gëzon te negociuesi i protestës kryetari i Këshillit Bashkiak z. Ibrahim Myftaraj që ka mundur të shuaj protestën 6 -orëshe të banorëve të zonës së fabrikës së pasurimit të bakrit duke i siguruar pjesëmarrësit dhe drejtuesit e protestës zgjidhjen e problemeve duke negociuar me palët në konflikt. Në ditën e parë të javës që sapo lamë pas në territorin e fabrikës së pasurimit të bakrit në qytetin e Fushë -Arrëzit u organizua një proteste nga banorët e lagjes që pason protestën e premtimeve të pa mbajtura të një viti më parë. Organizatori i kësaj proteste është banor i lagjes z. Pal Ndoka. “Telegraf” kontaktoi me negociatorin e kësaj proteste njëherësh edhe kryetari i Këshillit Bashkiak z. Ibrahim Myftari, i cili dha këtë prononcim: “Unë kam marrë pjesë si negociator në mes palëve, të banorëve në protestë dhe të kompanisë turke që ka në administrim fabrikën, me qëllim që protesta të mbyllej pa probleme dhe të realizohen të gjitha pikat e kërkesës, njëkohësisht është biseduar dhe me krerët e policisë, ku morëm dakortësinë për të mos ndërhyrë në protestë dhe ju sigurova atyre se protesta do vijojë në bazë të rregullave dhe ligjeve të shtetit, pa akses”.

Kërkesat

Sipas z. Myftari bëhet e ditur se protestuesit kishin disa kërkesa të domosdoshme dhe kishin kohë që këmbëngulnin në zgjidhjen e tyre, kërkesa që lidheshin me punësimin e asaj pjese të banorëve që janë pjesë e territorit të vendosjes së fabrikës, që sipas z. Myftari janë më të dëmtuarit, më të rënduarit e më të ndëshkuarit, kjo si rezultat i ndërtimit dhe funksionimit të kësaj fabrike në afërsi të ndërtesave të banimit, me ndërtimin e kësaj fabrike, lagjes i mungon uji për vaditje si dhe mungesa e prodhimit të perimeve nga dëmtimet e ndotjes toksike që prodhon fabrika, si dhe i gjithë lagja përfshihet nga tymi i bakrit që shkaktojnë makinat gjatë shkarkimit të mineralit në këtë territor, çka dëmtojnë rëndë jo vetëm ajrin por dhe bimësinë. “Unë kam negociuar shpjegon Myftari pas 24 orëve të lënies së protestës, me Prefekten e Shkodrës dhe është lënë për të vijuar me bisedime në javën që vjen, që do jetë dhe fundi i zgjidhjes së problemeve për 150 protestuesit. Moszgjidhja e tyre do bëjë rifillimin e protestës”, tha negociatori.