“Express” reportazh për Shqipërinë: Vendi në varfëri ekstreme, të gjithë duan të ikin

680
Gazeta prestigjioze angleze “Express” i ka kushtuar një reportazh të gjatë Shqipërisë duke e vënë theksin në faktin se vendi ndodhet në varfëri ekstreme dhe se pjesa më e madhe e popullsisë kërkojnë të largohen në drejtim të vendeve të BE-së për një të ardhme më të mirë. Gazetarët e “Express” kanë zbarkuar në Tiranë, ku kanë biseduar edhe me qytetarë të ndryshëm. Në shkrim theksohet gjithashtu se rreth 26 mijë shqiptarë ndodhen në Britaninë e Madhe. “Shqipëria pritet t’i bashkohet Bashkimit Evropian pas negociatave prej vitesh. Por mesa duket varfëria ka sunduar mbi komunitetet. Në zonën e lumit të Lanës, që përshkon kryeqytetin, jetojnë 300 familje të komunitetit rom nëpër kasolle. Disa familje të tjera paguhen minimalisht, shumë e cila mund të jetë më pak se 6 mijë lekë në muaj. 

Fëmijët e tyre janë të detyruar të lypin para në disa zona, ndërsa disa të tjerë janë të punësuar nëpër miniera”, thuhet në reportazhin e gazetës së njohur angleze. Më tej theksohet se ministrat e Bashkimit Evropian duket se do të lejojnë që Shqipëria t’i bashkohet Unionit. Shqipëria njihet si kandidate zyrtare e Bashkimit Evropian që në vitin 2014 dhe mund të bëhet pjesë e unionit në 2020. Ndërkohë, sekretarja e Parlamentit Anglez, Theresa May, ka paralajmëruar për mos-lënien e “Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të zi, Serbisë dhe Turqisë t’i bashkohen BE-së, dukë thënë se: “Ata janë vende me popullsi të varfër dhe probleme serioze, me krim të organizuar, korrupsion dhe ndonjëherë edhe terrorizëm”. Por, për shumë shqiptarë lufta më e madhe është mbijetesa. Ka pakënaqësi të madhe në mesin e njerëzve që besojnë se asgjë nuk është bërë për t’i ndihmuar. Kafenetë, ku pijet janë të lira mbushen me 20-30- vjeçarë, të cilët pjesën më të madhe të ditës e kalojnë në shtëpi, para se meshkujt kryesisht, të nisen për punë në Evropë. Që prej hapjes së vizave Shengen, qindra të rinj largohen për tre muaj nga vendi i tyre, duke punuar. Duke qenë pa vizë, ata punojnë në vende të rrezikshme, duke thënë se s’kanë mundësi tjetër”, thuhet në shkrim.
Sigal