Evakuohen 34 familje, rrezikojnë nga rrëshqitja e dherave të gropës së hapur për pallat

520
Një pallat disa katësh rrezikon të shembet për shkak të rrëshqitjes së dherave që janë shkaktuar nga një gropë e madhe që është hapur për ndërtimin e një tjetër pallati pranë.
Palalti ndodhet në Selitë të Vogël pranë xhamisë.
Policia ka bërë evakuimin e 34 familjeve në total, që nga data 26 nëntor. Ndërsa sot është bërë evakuimi i 7 familjeve të fundit, të cilët jetonin në këtë pallat.
Policia thotë se ka shpallur në kërkim menaxherin i ndërtimit të këtij pallati shtetasi me iniciale B.H, për mos respektim të rregullave të ndërtimit.
Nga ana e Ministrisë së Brendshme është ngritur gjithashtu shtabi i emergjences për vlerësime situatës dhe veprimeve të metejshme.
Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Sigal