EUROMIL dhe ushtarakët shqiptarë

631
Sigal

Për më shumë bashkëpunim dhe solidaritet ndërmjet shoqatave tona ushtarake        

 Dr. Kujtim CAKO

President i shoqatës Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë (AKUSH)

Nevruz SAKO

Sekretari i Përgjithshëm i AKUSH

Brukseli, kryeqyteti i Europës dhe pikërisht Euromili (Organizata e Ushtarakëve Europianë) prej rreth 3 vjetësh ka hapur portat për Ushtarakët Shqiptarë, duke  vlerësuar figurën dhe shqetësimin për shkeljen e të drejtave, sensibilizon opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve të tyre. Në samitin e 102 të Bordit në Bruksel prej datës 28-30 tetor 2010 merr pjesë edhe një delegacion shqiptar i Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë (AKUSH), dhe shoqata bëhet anëtare me statusin “Observer” për 1 vit. Për herë të parë Shqipëria zë vendin e 27 –të dhe  Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë (AKUSH)  zë  vendin e 38-të në këtë organizatë ndërkombëtare, mbas vizitës së Presidentit të EUROMIL, z.Emanuel Jacobs, në Tiranë më 12 deri 14 maj 2010. Në këtë rast duhet thënë se ushtarakët shqiptarë i pranon Europa, por si dhe sa e bën këtë vendi i tyre, kur akoma nuk po institucionalizon marrëdhëniet me këtë shoqatë, kur AKUSH, mbas 1 viti kandidat është tani anëtare me të drejta të plota  Në kushtet kur Shqipëria është një vend anëtarë me të drejta të plota i NATO-s dhe me pretendimin e ligjshëm për t’u bërë anëtare e denjë e familjes europiane, në përpjekje për të plotësuar standardet e BE-së, dhe të NATO-s në fushën sociale, mendojmë se do t`i jepet fund shkeljes ligjore dhe padrejtësisë shumëvjeçare në trajtimin me pension të parakohshëm dhe pension të plotë pleqërie të ushtarakëve. E drejta ligjore  e fituar, në kuadrin e shtetit tonë të së drejtës, që ka lidhje me të drejtën mbi pronësinë,  do të thotë që çdo ushtarake si pronar i likuiditeteve të pa paguara për pensionin e tij në vite, nuk mund t’i mohohet, nuk mund t’i parashkruhet dhe shteti si debitor duhet t’ia paguajë atij apo familjes së tij. Është një fakt kuptimplotë që gjykatat e shkallëve të ndryshme të Faktit dhe të Apelit në Tiranë dhe në rrethe janë shprehur pozitivisht për mbi 1000 çështje të gjykuara në favor të së drejtës së ushtarakëve, në mbështetje edhe të dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2007 dhe 2009. Kryesia e shoqatës është përpjekur të institucionalizojë marrëdhëniet me median dhe njëkohësisht  falënderon median vizive dhe të shkruar për ndihmesën që denoncuan marrëveshjen që ka të bëjë me detin dhe sigurinë kombëtare dhe tërë shkeljet e deritanishme të të drejtave ligjore të ushtarakeve. Aleanca ka potenciale të fuqishme intelektuale dhe ka ofruar ndihmën e sajë për tërë problemet aktuale në fushën e mbrojtjes, për të kontribuar sado pak në punën e organeve shtetërore, sidomos për Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm, Komisionin e Sigurisë Kombëtare dhe institucionet e ministritë e tjera. Si përfundim, ne ushtarakët të bashkuar në forma organizative të përshtatshme dhe të pranueshme nga të gjithë, ku me një zë do të arrijmë objektivin tonë të përbashkët në mbrojtjen e të drejtave të të gjithë kategorive të ushtarakëve dhe familjeve të tyre, si oficerë, nënoficerë apo ushtarë aktive profesionistë, rezervistë, në lirim, veteranë, të përndjekur politikë të ashtuquajtur „puçistë në ushtri“ dhe civilë në ushtri.  Vetëm  të bashkuar me një koordinim, bashkëpunim e bashkërendim më të mirë të përpjekjeve tona në kuadrin e tërë shoqatave, me një mbrojtje më argumentuese dhe më të kualifikuar profesionalisht, duke shfrytëzuar në gjirin tonë mjaft potenciale intelektuale të ushtarakëve në fusha të ndryshme si në shkencat ushtarake, në ekonomi, financë, jurisprudencë, etj.. Ka ardhur koha që të bashkuar, duke ruajtur identitetin të pacenuar si armë e shërbim apo strukturë organizative.  Në përputhje me kuadrin ligjor për zgjedhjet, duhet të gjejmë rrugët dhe të shfrytëzojmë për herë të parë shansin e përfaqësimit në parlamentin e ardhshëm që del nga zgjedhjet e 2013.  Mundet të organizojmë tavolina të rrumbullakëta me parti të ndryshme që kanë në objekt dhe të përfshirë në programet e tyre mbrojtjen e të drejtave të  këtij komuniteti. Duhet pranuar që është e vetmja fushë përfaqësimi e paarritur nga ushtarakët në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të tyre, edhe pse disa deputetë partiakë dhe  dy presidentë kanë qenë të zgjedhur me prejardhje nga radhët e ushtarakeve. Aktualisht ekzistojnë mjaft probleme në fushën e të drejtave, legjislacionit juridik dhe kushtit ekonomiko-social të ushtarakëve. Konkretisht janë tashmë të shkelura disa parime të jurisprudencës dhe të drejtave kushtetuese. Parimi i barazisë dhe mos diskriminimit, të së drejtës së fituar, të sigurisë juridike, fuqisë prapavepruese etj. Gjithashtu nuk mbahen parasysh kriteret ekonomike të shpërblimit si vështirësia në punë, rrezikshmëria për jetën dhe dëmi i shëndetit. Kohëzgjatja e punës, shërbimit dhe e gatishmërisë luftarake, niveli ekonomik në raport me minimumin jetik. Të gjitha këto me pretendimin se jemi në një Republikë parlamentare, e cila respekton kushtin e Demokracisë – të gjithë të barabartë para ligjit. Kohët e fundit bëhet e ditur nga Ministria e Mbrojtje se do të jetë prioritet hartimi i një statusi të ri, që veç të tjerave, pa e paragjykuar aspak, ndoshta do të sjellë dhe një pasiguri të mëtejshme juridike, vetëm për praktikën juridike të deritanishme të gabuar “harto e ndrysho ligje në përputhje me standardet, por asnjëherë mos zbato”. Misioni i Aleancës është tashmë i njohur si, bashkëpunimi, koordinimi dhe unifikimi i përpjekjeve për mbrojtjen e të drejtave me karakter te gjithanshëm, duke bërë avokatinë për të gjithë kategoritë e ushtarakëve, që bashkon rreth vetes pa dallim bindje politike, arsimi, race, grade ushtarake, funksioni apo detyre që kanë kryer.

Ushtarakët dhe zgjedhjet e 2013-s

Çdo ushtarak në tërë botën demokratike është një figurë e nderuar kombëtare, jo partiake, simbol i unitetit , emblemë e republikës. Një ushtarak i FA të Republikës së Shqipërisë është një figurë e tillë që betohet vetëm për Flamur dhe jep jetën për Atdheun. Ndaj në kuadrin e zgjedhjeve të reja politike në Shqipëri ushtarakët, si një komunitet i rëndësishëm intelektual, duhet për herë të parë të votojnë të bashkuar për interesat e tyre dhe jo ato partiake, duke gjetur rrugën më racionale të përfaqësimit si të pavarur ose në aleanca të ndryshme në Parlamentin e ardhshëm shqiptar. Vota e ushtarakeve, civilëve të industrisë, njësive e reparteve ushtarake dhe familjeve të tyre kap shifrën mbi 300 mijë votueseve, armë e fortë për politikën dhe demokracinë shqiptare që duhet vlerësuar seriozisht. Ushtarakët si intelektualë me kulturë të përgjithshme dhe profesionale, arsimim brenda dhe jashtë vendit janë të aftë ta zgjidhin edhe këtë problem të rëndësishëm në kuadrin e zgjedhjeve të ardhshme. Ushtarakët duhet të vlerësojnë shansin para zgjedhjeve dhe të vendosin vetë nëpërmjet një diskutimi të gjerë në tërë rrethet, duke artikuluar shpejtë dhe qartë qëndrimin e tyre përfundimtar.

Kongresi i 4-t i EUROMIL

Këtë vjeshtë është Kongresi i 4-t i EROMIL-it që do të mblidhet në Bruksel më 26-27 tetor 2012. Kongresi është autoriteti më i lartë i EUROMIL-it. Ai përbëhet nga delegatët e shoqatave anëtare në proporcion me numrin e anëtarësisë dhe mblidhet çdo katër vjet. Kongresi zgjedh Presidentin dhe Bordin, aprovon objektivat e politikës afatgjatë të organizatës dhe është i vetmi autoritet për të bërë amendamente në statutin e organizatës. Zyrtarë të nivelit të lartë evropianë do të marrin pjesë në hapjen e Kongresit. Një delegacion i AKUSH me përbërje anëtarë të kryesisë të saj si: Dr. K. Cako, Prof Asoc.A. Binaj, N.Bozhanaj, A.Keta, dhe të degës Shkodër V. Vukaj, F. Muça, V. Ndokaj merr pjesë në Bruksel, në Kongresin e 4-të të Euromil