Etleva Haka, me paaftësinë e saj, po shkatërron financat e Ministrisë së Jashtme

2307
Sigal

Drejtoria Juridike nuk ushtron kompetencat, Ministria e Jashtme përfundon në Gjykatë

Drejtorja Juridike znj. Etleva Haka, i ka shkaktuar një dëm ekonomik të jashtëzakonshëm buxhetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për shkak të mosushtrimit të kompetencave të saj. Kështu, Ministria e Jashtme është penalizuar me shuma të konsiderueshme, duke prishur në mënyrë të njëanshme dhe të menjëhershme kontratat e punës të disa dhjetërave punonjës të saj. Është detyrë e Drejtorisë Juridike, drejtuar nga znj. Haka, të qartësojë procedurat ligjore të largimit të punonjësve nga puna në zbatim të Kodit të Punës dhe kontratës kolektive. Kështu, nga mosveprimi dhe mospërgjegjshmëria, znj. Haka, nuk ka mbrojtur si duhet interesat e institucionit ku ajo punon. Për këtë arsye, të lind dyshimi për arsyen se, pse kjo zonjë ka më shumë se 5 vjet që punon në këtë institucion, ndërkohë që nuk kryen si duhet detyrën e saj, duke marrë qyl rrogën, e ndoshta dhe më shumë, në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Çështjet gjyqësore për pushime nga puna

Të gjitha çështjet që po zhvillohen në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë për pushim të padrejtë nga puna, kanë në thelb akuza për zgjidhje të menjëhershme të pabazuar në ligj (në Kodin e Punës dhe në Kontratën Kolektive) të kontratës së punës. Nëse znj. Etleva Haka do të ushtronte si duhet kompetencat dhe detyrën e saj, do kishte parandaluar që çështjet të degradonin deri këtu, duke shkaktuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm për Ministrinë e Jashtme.

1. Në datën 7 tetor të viti të kaluar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë është regjistruar çështja me nr. 2495, ku paditësi akuzon Ministrinë e Jashtme për pushim të padrejtë nga puna. Ai ka kërkuar nga Ministria e Jashtme t’i paguajë dëmshpërblim për zgjidhje të kontratës së punës në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara të kontratës së punës në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara, mbështetur në Kodin e Punës. Gjykata, nga ana e saj, vendosi në datë 23 të janarit të këtij viti që Ministria e Jashtme të paguajë në favor të paditësit: dëmshpërblimin për zgjidhjen e menjëhershme, pa shkak të justifikuar të marrëdhënieve të punës në masën e 10 (dhjetë) pagave mujore; dëmshpërblimin për mosrespektimin e procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës në masën e 2 (dy) pagave mujore, si dhe 2 (dy) paga mujore që paditësi duhet të përfitonte gjatë afatit të njoftimit, duke marrë për bazë përllogaritjeje pagën bruto që përfitonte paditësi në muajin e fundit që kanë zgjatur marrëdhëniet e punës ndërmjet palëve.

2. Në datën 16 tetor të vitit të kaluar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë është regjistruar çështja me nr. 2668, ku paditësja akuzon Ministrinë e Jashtme për pushim të padrejtë nga puna. Paditësja ka kërkuar: dëmshpërblim me 12 muaj pagë si pasojë e zgjidhjes së kontratës së punës në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkak të justifikuar në bazë të nenit 155 të Kodit të Punës; dëmshpërblim me 2 muaj pagë si pasojë e moszbatimit të procedurës për njoftimin për takim sipas nenit 144/5 të Kodit të Punës; dëmshpërblimin me 3 muaj pagë, si pasojë e moszbatimit të procedurës për zgjidhjen e marrëdhënies së punës, sipas nenit 143/1 të Kodit të Punës. Ende gjykata nuk është shprehur me një vendim për këtë çështje.

Ish punonjësja e Telekomit, e paaftë për të shmangur konfliktin gjyqësor me Telekomin

Ajo çka të bën habi, ndërsa shqyrton çështjet gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, është dhe padia që Albtelekom ka bërë ndaj Ministrisë së Jashtme. Duke qenë se znj. Etleva Haka ka një eksperiencë të konsiderueshme si shefe faturash në Albtelekom, përkatësisht në vitet 1995-1999, është e habitshme sesi është treguar kaq e paaftë (ajo duhet ta njohë mirë sesi funksionon Albtekom, edhe juridikisht, në rast mospagese faturash), duke bërë që konflikti mes Albtelekom dhe Ministrisë së Jashtme të përfundojë në gjyq. Kështu, në datën 30 maj të vitit të kaluar është regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, çështja gjyqësore me nr. 1488 midis Albtelekom dhe Ministrisë së Jashtme. Albtelekom kërkon përmbushje të detyrimit kontraktor, duke paguar vlerën e faturave telefonike në shumën 450,707.96 Lekë si dhe kamatat ligjore. Ende nuk është shpallur vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.