Është koha për t’i dhënë fund politikës konfliktuale

503
Flet Xhoi Jaka, Drejtore e IEVP “Ali Demi” Tiranë: Presidenti i ri, të drejtat e njeriut dhe vlerat e LSI në politikbërjen shqiptare

Xhoi Jaka vjen nga auditorët e dijes. Çfarë është për ju arsimi dhe sa i rëndsishëm është ai për një komb?
P është e vërtetë që vij nga bota akademike, nga një pedagoge që nuk harron lehtë studentët dhe mësimdhënien, tashmë jam në krye të drejtimit të punëve në IEVP “Ali Demi” Tiranë. Një punë e mbushur plot emocion dhe stres ndonjëherë , por mbetet e gjithmonë e pëlqyer nga unë. Duke ditur sa e rëndësishme është dija, thelbi i një kombi, që e bën atë të mbijetojë në gjithë situatat e luftërat, i kam kushtuar jetën pikërisht kultivimit i dijes dhe edukimit që është edhe sfida më rëndësishme për akademikët dhe jo vetëm. 

Thuhet se kush hap një shkollë, zbraz një burg, 1 libër më shumë është 1 i burgosur më pak? Sa e vërtetë është kjo nën këndveshtrimin tuaj, pasi aktualisht ju drejtoni te vetmin institucion të vuajtjes së dënimit për gratë në Shqipëri?
Shumë interesante pyetja juaj, drejtoj një institucion, të cilin nuk e kisha menduar asnjëherë në jetë, që do bëhej pjesë e punës time, aq më pak ta drejtoja. Por kur m’u ofrua, më pëlqeu dhe mendoj që bëra mirë që e pranova, pasi po sfidoj sistemin duke ndërtuar një model drejtori të ri që nuk ka ekzistuar më parë. Përpos kësaj, e them shpesh, që ky pozicion i ri është i barasvlefshëm me një universitet, por edhe aty kam hapur kurse e shkollë për të gjitha moshat që integrimi i tyre pas daljes nga burgu të jëtë më i lehtë, aq gjëra të rëndësishme kam prekur dhe kam kuptuar gjatë kësaj periudhe aty se minuta e parë nuk i ngjan të dytës, as dita e parë së dytës ndaj kjo punë është tejet interesante dhe ma bën atraktive pozicionin si drejtuese.

Jashtë ngarkesave politike, pasi ju jeni në një institucion, që presupozohet i departizuar dhe depolitizuar. Si e shikoni situatën politike dhe sociale në vend?
Në dukje jemi të departizuar dhe depolitizuar, por politika në një formë apo tjetër, na prek të gjithë në shqipëtarëve kudo që punojmë, si komb ne konsumojmë shumë politikë. E cila për fatin e keq është një politikë konfliktuale dhe e zhurmëshme, politikanë që nuk dijnë të krijojnë një klimë të pëlqyeshme e paqësore për popullin të cilin e kanë lodhur e drobitur në maksimum me këtë tranzicion të stërzgjatur .

Jeni shprehur që Shqipëria ka nevojë për një Presidente femër. Thjesht e keni thënë se i përkisni të njëjtës gjini,jeni e bindur në unitetin që ofrojnë femrat apo keni emër konkret?
Mendoj se është koha e grave, dhe një ndryshim konceptimi i politkës. Përjshto Rexhep Mejdanin që vinte nga bota akademike, 4 presidentët e tjerë nuk drejtuan dot pa idealizmat partiake dhe kjo e dëmtoi shumë pozicionin e presidentit, e ndaj e shikoj të udhës që të ketë një presidente grua, do ishte mirë nëse e lejon kushtetuta të zgjidhej nga populli një emer nga shoqëria civile, por ne si komb adhurojmë emra politikanesh. Po të dal nga politika do propozoja Aurela Anastasin një pedagoge dhe njohëse e mire e ligjeve, kurse emra politikë që ia dalin të krijojnë imazh më të mirë se burrat e që do krijojnë integrim të vendit në botë, për shkak të integritetit të tyre të lartë, shikoj Monika Kryemadhin dhe Jozefina Topallin, nuk besoj se janë asnjëra gra që mund të perfshihen në konsensus të gjerë politik, po pikërisht kjo i bën edhe më të pëlqyera kur t;i kundërshtojë politika, sepse do i pëlqejë populli, dhe ka ardhur koha që një grua t;i shërbejë masës popullore e më gjerë.

Keni shumë admirues dhe jeni gjithmonë pranë njerëzve të thjeshtë. A keni menduar që të angazhoheni politikisht për të pasur një mundësi më shumë për të zgjidhur hallet e tyre?
Po kam shumë adhurues të moshave të ndryshme. Kur fillova punën si drejtore burgu mendova njëhere se jeta ime do ndryshojë , por një drejtuese sociale si unë, i shikon të burgosurat duke qenë pranë tyre si qënie të vuajtura e nuk paragjykon por i ndihmon të kapercejnë dramën e jetës së tyre. Një Drejtor i mençur duhet ta ndërtojë punën me profesionalizëm, drejtësi dhe pa paragjykime, atëherë suksesin e ka të garantuar dhe unë, jo vetëm nuk i gjykoj, por i mbështes në zgjidhjen e halleve, që në të vërtetë i kanë të shumta e të gjithëfarllojshme. Si femër, grua dhe nënë që jam i shoh me dhimbje, por përpiqem të mos i mëshiroj… Se kjo është gjëja e fundit që iu duhet, ato kërkojnë mbështetje te sytë e mi dhe unë këtë gjë ua afroj pa i diskriminuar; as nga ngjyra, as nga vepra penale që kanë kryer. Detyra ime është që, të paktën në atë pozicion që jam, t’i kuptoj e u jap drejtësinë e munguar. E kjo punë, mbase më ka bërë të pëlqyeshme edhe nga politika, e pse jo të mos jap kontributin tim për të përfaqësuar shtresën e njerëzve të vuajtur e të jem një zë ndryshe në parlament. Nuk do e shikoja atë vend për të krijuar një emër më shumë në listë por të përpiqesha të ndryshoja më së shumti mundësinë që ka kapluar politikën në këtë vend.

Për të qënë më konkret në atë çfarë pyetëm më lart: A e shihni veten si kandidate për deputete, pasi duke parë angazhimin tuaj, kjo është konsideruar si test për të qenë pjesë e grupit të deputetëve të LSI?
Këtë pyetje mund të ia drejtosh zotit Meta, si kryetar i sukseshëm i LSI, dhe është ai që e vendos, nëse do të ketë në vitet e ardhshmë një lloj profili në radhët e parlamentit si figura ime, e gjithë puna ime dhe emri im do i vendoset në dispozicion të rregullimit të gjërave që nuk janë në ekuilibër në shoqërinë politike shqiptare e parlamentare, por unë në tërësi nuk e vesh figurën time me profilin e një politikani të caktuar, sepse jam pak rebele, i them problemet si i mendoj, nuk bëj kompromis, dhe mbroj shumë shtresën e varfër dhe atyre që nuk iu dëgjohet fjala, ky profil intelektuali nuk përfshihet lehtë në listat e një partie politike. Gjithsesi të shpresoj që politika në këtë vend të përafrohet me slloganin e z. Meta, me qetësi e dashuri, sepse ky vend është lodhur shumë nga mungesa e paqes. Ju falenderoj për intervisten dhe gazeta “Telegraf” është zë i fortë për të vërtëtat e munguara.
Sigal