Është koha ku këto vlera dhe shumë të tjera, të shfaqen në votimin e 11 shtatorit

82

LETER E HAPUR VOTUESVE DIBRANË

-Votoni kandidatin që është më pak nën hyqmin e kryetarit të fronit më të
lartë

– Nuk blihet dibrani i vërtetë me para, as me dhurata  postesh as me
afera të tjera

– Votoni kandidatin që keni besim se i realizon, kështu do të jeni të
fituar

Jam krenar që jam dibran, për dhjetëra e dhjetëra arsye,
ndër te cilat kryekreje theksoj: Së pari për atdhetarinë dhe se jeni luftëtarë
dhe punëtorë të klasit të parë; jam krenar për mençurinë, virtytet e
larta;  për modelin e shkëlqyer të Odës dibrane se si zhvillohet dialogu e
debati me etikë e kulturë dhe, për urtësi në gjykim e orientim në qasjen e
duhur , në kohën e duhur e të tjera, e të tjera.

***

Është koha ku
këto vlera dhe shumë të tjera, të shfaqen në votimin e 11 shtatorit nga çdo
dibran duke votuar  për NJERIUN që ka të gjitha dimensionet për ta drejtuar
popullatën e Dibrës, jo si politikan i djathtë apo i majtë, por si ai kryetari
i familjes së madhe, i cili të gjithë pjestarët e familjes i trajton si të
barabartë. Jo, njërin të nënës e tjetrin të njerkës, siç ka ndodhur dhe ndodh
në realitetin politik shqiptar.

Kryetari i
bashkisë nuk duhet të jetë kurrë kryetari i një pale duke sfiduar palën tjetër
siç propagandon Ministri Gjiknuri: Mos votoni ata se fondet i kemi ne të
piramidës se pushtetit ekzekutiv.

***

Votues dibranë!
Gjykoni me kokë të ftohtë para se te jepni votën. Gjatë fushatës ju keni
preceptuar, kuptuar dhe dalluar se cili konditat, mund të sjellë ndryshim e
përparim në Dibër, cili kandidat ka aftësitë profesionale, ekonomike, juridike:
cili ka vizion të qartë, si t’i realizojë premtimet; cili  është më i
besueshëm se nuk do të jetë partiak i zellshëm, siç qe i politizuar
ish-kryetari i mëparshëm Shukri Xhelili që persekutonte palën tjetër….

***

Socialistë dhe
demokratë dibranë! Partitë ju ndërsejnë kundër njeri tjetrit. Ju kanë
armiqësuar. Ju nuk jeni armiq. Jeni miq e shokë e vëllezër. Mendoni për 
Dibrën, jo për një vend pune. Vendet e punës sipas përkatësisë partiake,
fisnore, shoqërore apo siguruar me punë të pista, nuk sjellin zhvillim dhe
progres në Dibër. Mos u shitni për dhjetë mijë lekë, as për një milion lekë…
Nuk blihet dibrani i vërtetë me para, as me dhurata  postesh as me afera
të tjera sado të majme  të jenë ato mbajnë erë të keqe.

***

Dibranë
demokratë e socialistë të  mençur !
Çlirojeni veten nga çdo trysni, ngado që t’ju vijë, prej interesit të ngushtë
personal apo tifozllëkut të sëmurë partiak. Votoni kandidatin që është më pak
nën hyqmin e kryetarit të fronit më të lartë

***

Veni interesin
tuaj nën interesin e zhvillimit të Dibrës që të përparojë bujqësia, turizmi,
infrastruktura rrugore ku kryefjalë të jetë “Rruga e Arbërit”; zhvilloni
tregtinë dhe biznesin dibran, investimet, e të tjera e të tjera, që ju i dini
më mirë, – që të rritet mirëqenia e dibranëve, që mos marrin arratinë të rinj
udhëve të imigrimit. Kjo do të ishte mençuri dibrane…Nëse gjithçka synon të
rrit mirëqenien e dibranëve kjo do të ishte kahja e duhur[D1] . 

***

Pikërisht për
këto objektiva dhe të tjera e të tjera si këto, votoni kandidatin që keni besim
se i realizon. Kështu do të jeni të fituar. Unë preferoj më shumë
profesionistin se amatorin, atë që ka eksperiencë dhe jo atë që eksperimenton s
diletant jo në fushën e tij, po në fusha të tjera.

***

Të dashur dhe
të nderuar dibranët e mi! Zgjidhni më të zotin, sfidoni propagandën boshe,
mashtruese. Kështu do të fitojë i gjithë populli dibran, si shumicë.

Me dashuri dhe
respekt

MEXHIT PRENCI