“Escobari Ballkanit”, pa prona dhe pa para, hetimi i pasurisë

504
Sigal

Ish-zyrtari i Transporteve në Sarandë, Kelmend
Balili rezulton i varfër. Burime nga krimi ekonomik dhe Krimet e rënda nga verifikimet e deritanishme rezulton
zyrtarisht se Balili është person pa prona në emrin e tij dhe po ashtu ai nuk
ka llogari bankare të cilat kanë gjendje parash ne vlera të larta.

Prej më shumë se 2 javësh ndaj Balilit po kryhet një
hetim pasuror paralelisht me operacionin për gjurmimin dhe kapjen e tij,
arrestim i cili kërkohet si nga autoritetet e drejtësisë greke dhe ato
shqiptare.Sipas autoriteteve greke Balili është konsideruar “Escobari
Ballkanit” dhe dyshohet se qëndron pas një grupi kriminal të trafikut të
drogës, por këtë akuzë ai e ka mohuar publikisht duke e cilësuar se gjithçka
është sajuar me prapavijë politike.

Pavarësisht se policia shqiptare po vijon kërkimet
për kapjen e tij, ende asnjë gjurmë nuk është pikasur ndaj ‘Escobarit të
Ballkanit”.