Erzeni del nga shtrati.Banorët: Askush nuk ka ardhur

774

Kanë mjaftuar dy ditë shi dhe Shqipëria i është rikthyer edhe një herë situatës që kaloi vitin e kaluar me përmbytjet.

Sigal

Kësaj here dëme të mëdha janë regjistruar dhe në qytetin e Shijakut, ku për shkak të daljes së lumit Erzen nga shtrati, shumë shtëpi kanë përfunduar nën ujë.

Katet e para të banesave janë ato që janë “gllabëruar” të parat nga vërshimet e pakontrolluara të ujit, dalë nga shtrati i Erzenit. Banorët shprehen se janë mbi 100 shtëpi të përmbytura dhe se deri më tani askush nga Bashkia apo Emergjencat Civile nuk i ka ardhur në ndihmë.

Ndërkohë, përveçse ujit, mungojnë edhe drita apo uji.