Sigal

Vjedhja e kabujve të ndriçimit në rrugët e Vlorës, ka bërë që mes qytetarëve vlonjatë dhe atyre që kalojnë në këto rrugë të përhapet frikë e panik.

Ndërkohë që disa akse kanë qenë pa ndriçim prejnjë jave, mësohet se ditën e djeshme janë vjedhur sërish kabuj, duke lënë disa akse në këtë qytet pa drita.

Akset në të cilat mungon ndriçimi janë:

1. Blloku te Kombinati i peshkut
2. Rruga “Ramize Gjebrea”
3. Rruga e plazhit të vjetër
4. Rruga nga kryqëzimi i 7 pallateve – Rrapi (Unaza)
5. Blloku i konadit
6. Lungomare (pjesërisht)

Mungesa e ndriçimit favorizon maskat çka ka shkaktuar frikë ndër banorët e zonave të prekura.