Ernest Troshani kryen shërbesën e parë si Kardinal

580
Sigal

Në shërbesën e tij të parë në Shqipëri si
Kardinal, dom Ernest Troshani, bekoi sot varrezën e përbashkët në Shkodër, ku
gjatë regjimit komunist u pushkatuan dhjetëra martirë të fesë dhe atdheut.

Kardinal Troshani
tha se kishte përjetuar pushkatimet e disa prej figurave më të njohura të
klerit, ndërsa apeloi për paqe, begati dhe ndihmë për njerëzit në nevojë.

Të shtunën, në
Vatikan, në një ceremoni të veçantë, Papa Françesku pranoi zyrtarisht si kardinal
priftin shqiptar, dom Ernest Troshanin, i cili është kardinali i dytë shqiptar./VOA