Erjon Veliaj ka uruar gjithë shqiptarët për ditën e Pavarësisë: Nëntorin tjetër do ta festojmë në një shesh më të bukur

500
Sigal

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka uruar gjithë kryeqytetasit e mbarë shqiptarët për ditën e Pavarësisë.

Teksa ka uruar për këtë ditë të rëndësishme, Veliaj ka garantuar se nëntori tjetër do e gjejë Tiranën me sheshin më të bukur të trevave dhe ndoshta më të bukurin në rajon.

“Sheshi Skënderbej do të jetë i përfunduar, kemi filluar porositë për pllaka, drurë, pemë bimë.

Nëntorin tjetër do ta festojmë në një shesh më të bukurin e trevave tona, më të bukurin në rajon. Më shumë punë, më pak fjalë, stërkëmbësha e ngatërresa që vendi të ecë përpara”,- tha Veliaj.