Erjon Braçe:Sahit Dollapi shkatërron CEZ-in

598
Sigal

Deputeti Erjon Braçe, publikon një raport të mbajtur sekret mbi monitorimin e CEZ Shpërndarje, të Sahit Dollapit, në periudhën janar-maj 2013, ku me shifra dëshmohet se administratori qeveritar Sahit Dollapi, po e shkatërron përfundimisht CEZ-in. Deputeti Erjon Braçe, publikon se: “Kam në duar një raport zyrtar të mbajtur sekret deri më sot mbi monitorimin e CEZ Shpërndarje për periudhën janar-maj 2013. Janë rreth 100 faqe që konkludojnë se gjendja është katastrofike! Çekët që menaxhuan CEZ lanë një situatë katastrofike por administrimi i ri shqiptar  Sahit Dollapi është po aq katastrofik. Po rendis prej raportit:

1. CEZ Shpërndarje për muajt prill maj, qershor   nuk ka importuar energji për të mbuluar humbjet në rrjet pavarësisht se këtë e ka detyrim kontraktual-ligjor!!!! CEZ Shpërndarje për këto muaj është furnizuar me energji prej KESH, i cili po zbraz liqenet e kaskadës së Drinit! Thatësira ka nisur, nëse CEZ nuk importon energji dhe KESH vijon të zbrazë liqenet e hidrocentraleve, atëherë në shtator do përballemi, do përballeni me një krizë të fortë të burimeve energjetike!! Dua të kujtoj se:
ERE i hoqi licencën CEZ.SA thjesht sepse prej muajsh nuk po përmbushte detyrimin e importit të   energjisë për të mbuluar humbjet në rrjet! Ç’do të bëj nesër ERE përballë të njëjtës shkelje kontraktuale?!!
2. Humbjet në rrjet   janë të rendit katastrofik prej 46.1%!!! Imagjinoni: Energji e hedhur në rrjetin e shpërndarjes ka qenë 3. 131. 362 mvvh. Energji totale e humbur në rrjet ka qenë 1. 444. 768 mvvh. Energji totale e shitur për të gjithë konsumatorët ka qenë 1. 382. 430 mvvh.
3.CEZ vërtetë nuk ka blerë energji për të mbuluar humbjet në rrjet por     paratë i ka bërë tendera për të investuar në shifra të pabesueshme . Mbi të gjitha: Tendera të kryera në kundërshtim me udhëzimet e ERE dhe ligjet e vendimet në fuqi për prokurimet publike. Kaq për sot. Më keq nuk bëhet!! Gropë e zezë dhe shumë e thellë.  Meriton hetim të plotë, të thellë dhe të menjëhershme”, – thotë deputeti i PS-së, Erjon Braçe.