Ergys Alushi: Pasuritë e fundëdetit të Vlorës

1355
Nga
Ergys Alushi
Që në vitin 1992, kur shqiptarët iknin masivisht nga Shqipëria, italianët filluan eksplorimin e fundit të detit në zonën e gadishullit. Shumë ekuipazhe të zhytësve klandestinë të motoskafeve italiane nisën të eksploronin në mënyrë të jashtëligjshme dhe abusive, fundin e detit.
Në një prej ekspeditave të përbashkëta italo-shqiptare, janë gjetur 220 objekte arkeologjike nënujore, në thellësinë 80-90 metra, që nga Kepi i Gjuhëzës deri në Zvërnec. 
Novruz Barjami, arkeolog I vjetër, ish drejtor I Muzeumeve të Vlorës, ka hedhur tezën, pretendon se në Zvërnec ka gjetur shenja të një vendbanimi të periudhës së paleolitit
Tre fuqitë ushtarake më të mëdha të kohës si Venediku, Papati i Romës dhe Urdhëri i Kalorësve të Maltës, u bashkuan me një qëllim të vetëm, të pushtonin Vlorën. Për ta realizuar këtë ata zgjodhën hapësirën e gjirit të Vlorës. 
Agjencia Kombëtare Bregdetare e Shqipërisë po shqyrton mënyrën më të mirë për të studiuar dhe mbrojtur atraksionet e saj, duke i hapur ato për vizitorët në një vend që është territor i virgjër për industrinë fitimprurëse të zhytjes.
“Ideja e paraqitjes së trashëgimisë shqiptare nënujore është një ide e re për vendin, sepse deri më tani nuk dihet shumë për historinë e pasur të vijës bregdetare shqiptare dhe në veçanti anijet e mbytura”, tha kreu i agjencisë Auron Tare, i cili ka qenë i përfshirë në 12 vitet e fundit me kërkimin nënujor të Fondacionit Detar RPM.
Po si paraqitet realiteti nën ujë
Janë të njohura për të gjithë bukuritë që afron gadishulli I Karaburunit, Natyra piktoreske, plazhet e vegjël, ujët e pastër e të ftohtë, shpellat karakteristike e të tjera. Por, ndërsa shqiptarët njohin vetëm bukuritë sipërfaqësore, fqinjët tanë, italianët, I kanë njohur prej vitesh bukuritë dhe vlerat nënijore të gadishullit.
Që në vitin 1992, kur shqiptarët iknin masivisht nga Shqipëria, italianët filluan eksplorimin e fundit të detit në zonën e gadishullit. 
Shumë ekuipazhe të zhytësve klandestinë të motoskafeve italiane nisën të eksploronin në mënyrë të jashtëligjshme dhe abusive, fundin e detit.Dhe ata ishin zhytësa fantazmë, grtabitësa klandestinë, që hiqeshin si turistë vëzhgues në detin e Vlorës, duke lëvizur madje fare lirshëm përgjatë bregdetit pa u shqetësuar nga institucionet që duhet të kontrollonin identitetin dhe veprimtarinë e tyre, me udhëtimet e shoeshta e të gjata në brigjet e Karaburunit. Në verën e vitit 1992 ka patur edhe incidente midis anijeve detare të BUD-it të Kohës dhe mjeteve lundruese itliane, të cilat nuk pranonin të kontrolloheshin nga frika e gjetjes në bordin e tyre të relikeve të fundit të detit. Në një nga këto ndjekje, është arritur të kapet një amforë e shekullit të 2 para erës sonë, që shërbente për transportin e verës, e cila ishte nxjerrë nga fundi I detit. Mendohet se shumë amphora e objekte të tjera që janë gjetur në këto zhutje clandestine e grabitje, janë dërguar në Itali, për t’u shitur më pas te koleksionistët e këtyre vlerave të mëdha arkeologjike. 
Të mbrojmë atë se cfarë ka mbetur
Legjislacioni pritet të kalojë së shpejti për të mbrojtur trashëgiminë nënujore të vendit, duke dhënë gjithashtu akses për vizitorët. Greqia fqinje, në jug të Shqipërisë, ka luftuar në balancimin e turizmit me mbrojtjen e objekteve të tij të lashta. Nga frika se mund te humbiste antikitetet e saj nenujore, Greqia ndaloi zhytjet, me perjashtim te disa vendeve.. Edhe sot, zhytja është e ndaluar në çdo anije ose aeroplan, të ndërtuar më shumë se 50 vjet më parë, pavarësisht se kur u mbyt.
Cfarë pasurie ka ende në fundin e detit
“Deri tani RPM ka dokumentuar rreth shekullit të 3-të dhe 4-t para erës sonë, deri në Luftën e Parë Botërore dhe mbytjet bashkëkohore të Luftës së Dytë Botërore”, tha Smith. “Pra, ne kemi një gamë mjaft të madhe prej ndoshta 2,500 vjetësh, me burime kulturore prej 2,300 vjetësh në bregdetin shqiptar, të cilat në të vërtetë kanë qenë të paeksploruara”.
Njëri prej tyre është grumbulli i ngushtë i anforave pranë bregut. I njohur si Rrënoja e Jonit, ishte një anije tregtare që vlerësohej të kishte rreth katër anëtarë të ekuipazhit dhe një ngarkesë me kryesisht anfora të Afrikës. 
Pushtimet e Vlorës kanë sjellë në Gji me qindra anije
Ja një prej pushtimeve
Tre fuqitë ushtarake më të mëdha të kohës si Venediku, Papati i Romës dhe Urdhëri i Kalorësve të Maltës, u bashkuan me një qëllim të vetëm, të pushtonin Vlorën. Për ta realizuar këtë ata zgjodhën hapësirën e gjirit të Vlorës. 
Po pse u zgjodh pikërisht hapësira e Gjirit te Vlorës dhe lartesia e Kaninës? 
Më18 gusht te vitit 1690, nje flotëe e madhe, që numëronte 6 galeaca, që ishin galera shumë të mëdha me tri bateri artilerie dhe me 1200 vete si ekuipazh, me 22 anije të tjera dhe 35 galera, që ishin anije kryesore lufarake me 180 lopata si dhe 24 galeota, anije lufte pak më të vogla se galerat,etj., gjithsej në një numër të përgjithshëm prej 163 anijesh me vela ku barteshin 9000 kembësore dhe 800 kalorës të Republikës së Venedikut si dhe 2900 ushtarë të Papës dhe Ishullit të Maltës, shto ketu dhe 3000 vetë ushtarakë nga ishulli Korfuz, nga Ksanti dhe Qefalonia, gjë që bëri që e tërë forca ushtarake të arrinte në 60000 ushtarë, të komanduar nga gjenerali Duka Guadini u drejtua drejt brigjeve të Shqipërisë. 
Qe lajmëruar dhe proveditori i përgjithshem i Dalmacisë Molini për rrethimin e Vlorës. 
Flotilja e armatosur për shkak të ererave të furishme qëndroi 2 ditë në ishullin e Sazanit. Në dokumentet ushtarake përshkruhet Gjiri i Vlorës me erëra të mëdha të Shirokut.
Zbulimi I Zvërnecit!
Ka vite që shkon pothuajse çdo ditë në bregdetin e Zëvërnecit. Ecën me orë të tëra përgjatë bregut të detit dhe kërkon të mos i shpëtojë asnjë object, sado të vogël, që deti e nxjerr në breg.
Novruz Barjami, arkeolog I vjetër, ish drejtor I Muzeumeve të Vlorës, ka hedhur tezën, pretendon se në Zvërnec ka gjetur shenja të një vendbanimi të periudhës së paleolitit dhe kërkon që ta mbrojë deri në fund pretendimin e tij, paçka se kolegë të tij nga Tirana, nuk janë shumë të bindur për një ekzistencë të tillë.. Në lidhje me këtë zonë arkeologjike, Novruzi thotë se “në këto vitet e fundit, në vargun e kodrave që ndajnë lagunën e Nartës me ujërat e detit Adriatik, kam mundur të grumbullojë me mijëra objekte litike, fragmente qeramike dhe të tjera.”Ai këmbëngul se ndoshta rrënojat e gjetura aty, mund të konfirmojnë vendodhjen në kohëra të lashta të qytetit të sotëm të Vlorës, që atëherë njihej me emrin “spiranica”
220 objekte arkeologjike nënujore janë gjetur në Gjirin e Vlorës
Në një prej ekspeditave të përbashkëta italo-shqiptare, janë gjetur 220 objekte arkeologjike nënujore, në thellësinë 80-90 metra, që nga Kepi i Gjuhëzës deri në Zvërnec. 
Gjetjet janë si rezultat i një ekspedite të përbashkët italo-Shqiptare, e udhëhequr nga bërthama arkeologjike Durrës, Instituti i Arkeologjisë dhe Ministria e Kulturës.
Drejtori i Muzeut Historik, Arkeologjik dhe Etnografik të Vlorës i cili ka qenë pjesë e ekspozitës, Historiani Skënder Spahiu, tha për gazetën “Telegraf” se “ u kërkua për tre muaj në det dhe u punua për katelogimin dhe përgatitjen e kartelave dixhitale nga Ardian Anastasi”
Sipas drejtorit Spahiu, “Gjetjet arkeologjike nënujore u gjetën në fundin e detit, të shpërndara nga anijet e mbytura në periudha të ndryshme në gjirin e Vlorës”.
Krahas qeramikës, amforave, terakotave, janë gjetur edhe objekte metalike si statueta, elemente qelqi, porcelain etj, që janë të gjitha të periudhës mesjetare.
Muzeu Arkeologjik i Vlorës
Muzeu Arkeologjik-historik i Vlorës ndodhet në qebdër të qytetit të Vlorës, pranë Sheshit të Flamurit, në një godinë dy katëshe.
Godina është e ndërtuar në vitin 1918 nga një brigadë punëtorësh gollobordas nën drejtimin e usta nuredinit nga Vlora, për të shërbyer si bashki e Vlorës, ku Ali Asllani ka qenë kryetari i parë i bashkisë që ka kryer detyrën në godinën e re.
Pas vitit 1944, godina ka shërbyer si qendër për rininë, bashkimeve profesionale dhe veteranët deri në vitin 1972 kur është hapur si Muze historik me rastin e 60 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Në katin e parë të muzeut janë ekspozuar objekte arkeologjike të gjetura në vlorë dhe fshatra të saj, si në 
Sigal