Ergys Alushi: Ja pse KLSH është i veçantë nga institucionet e tjera!

231
Është padyshim institucioni më i veçantë nga gjithë të tjerët, në Shqipëri. Jo thjesht dhe vetëm sepse kontrollon financat e shtetit, në mbrojtje të fondeve publike, por për gërshetimin e veprimtarisë së tij. Jo vetëm kontrolle e ndëshkime, por edhe njohje të vlerave në fusha të tjera, që në pamje të parë duket sikur nuk kanë lidhje me Kontrollin e Lartë të Shtetit. “Janë aktivitete që na bëjnë mirë, duhen për të shtensionuar pak situatën e shifrave e kontrolleve”, më thoshte me të qeshur një prej audituesve të KLSH, gjatë analizës që institucioni zhvilloi në Vlorë. Fjala ishte për momentin kur gjatë ditës së dytë, analiza u ndal në një moment të veçantë, atë të promovimit të librit të sociologut Gëzim Tushi. Kryetari i KLSH-së u shpreh se, z.Tushi përfaqëson një personalitet të shquar të sociologjisë dhe politologjisë. “Z. Gëzim Tushi ka një kontribut të çmuar krijues si sociolog dhe politolog, duke qenë autor i 20 librave, që kanë në qendër qytetarin, shoqërinë civile, moralin dhe shtresat në nevojë” Leksioni i z.Tushi ishte interesant, në formë bashkëbisedimi për problem të familjes, shoqërisë, fëmijëve, moshave njerëzore e deri te seksi, duke bërë që të harrohej ndoshta lodhja nga shifrat e raportet financiare, profesionale.Dhe kështu ka qenë gati në të gjitha analizat vjetore të punës që ka organizuar Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku nuk kanë munguar vizitat në muzetë e qyteteve ku ato janë zhvilluar, pikat turistike apo dhe referime nga njerëz jashtë KLSH. Gjithçka ka filluar bashkë me ardhjen në krye të KLSH të zotit Bujar Leskaj, I cili, bashkë me filozofinë e funksionimit ndryshe të KLSH në drejtim të veprimtarisë kushtetuese të saj, synonte të krijionte dhe një imazh shumë herë më pranë qytetarëve, artit, kulturës, sportit e deri njerëzve në nevojë. Kështu, vetëm pak ditë pasi kishte ardhur në krye të KLSH, zoti Leskaj zhvilloi një takim me Presidentin e Shoqatës së Invalidëve të Punës të Shqipërisë z. Abdulla Omuri. Z. Omuri i paraqiti z. Leskaj aktivitetet e Shoqatës dhe problematikat e hasura, duke kërkuar mbështetjen e KLSH. Po ato ditë, në 28 dhjetor 2012, KLSH zhvillon konferencën e tij të parë shkencore vjetore me temë: “87 vjet KLSH në 100 vjet shtet shqiptar”. Është Konferenca e parë e këtij lloji për institucionin, që i referohet historikut të tij dhe punës shumëvjeçare të të gjithë personave që kanë kontribuar për ngritjen dhe mbarëvajtjen e tij në periudha kohore të ndryshme Që nga ajo ditë, kanë qenë të shumta veprimtaritë e organizuara nga kryetari I KLSH me njerëz të artit, kulturës dhe fushave të tjera si ekonomisë, jurisprudencës apo dhe ngjarje historike, duke I ndërthurur ato në disa raste me takimet e punës së KLSH. Takimi i datës 28 shkurt 2013, do të mbetet i paharruar për kryetarin e KLSH, Bujar Leskaj, i cili priti në zyrën e tij aktorin e njohur të skenës teatrale dhe të filmave shqiptarë z. Albert Verria. Dita Botërore e Librit, 23 prill 2015, do të festohet në një mënyrë krejt të veçantë në mjediset e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kryetari i KLSH-së, z. Bujar Leskaj, duke vlerësuar librin si mjetin më të fuqishëm të shpërndarjes së njohurive, ka zgjedhur të flasë me një gjest konkret dhe domethënës duke i ofruar çdo punonjësi mundësinë të përzgjedhë një libër midis 46 titujve, të cilët trajtojnë tematika të ndryshme. Një grup audituesish të KLSH së bashku me kryetarin e institucionit, Bujar Leskaj, në datën 28 shtator 2015, do të vizitonin në ambientet e Muzeun Historik Kombëtar ekspozitën e hapur nga Ambasada e Republikës së Polonisë në Tiranë, me temë, “Ata që rrezikuan jetën e tyre – Polakët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit”.Kontrolli i Lartë i Shtetit ka forcuar ndjeshëm marrëdhëniet me Institucionin Suprem të Auditimit (SAI) të Polonisë në këto tre vitet e fundit dhe dhjetëra auditues të KLSH-së kanë vizituar dhe janë trajnuar pranë SAI-t polak. Ditët e fundit, zoti Leskaj, u nderua nga Presidenti I Polonisë me medaljen më të lartë që jep shteti polak. Gjithashtu, audituesit e KLSH-së, në respekt të këtij bashkëpunimi konkret dhe respektit ndaj kolegëve polakë kanë përkthyer në gjuhën shqipe librin “100 Simbolet polake”, në të cilin evokohen 100 vendet, njerëzit dhe arritjet e rëndësishme për Poloninë. Aktorë dhe sportistë të shumtë janë pritur me nderimet që u takojnë për kontributin e dhënë. I tillë ka qenë edhe takimi I datës 18 tetor 2015, kur Kryetari i KLSH-së, z. Bujar Leskaj u takua në zyrën e tij me z. Elis Guri, Kampioni i Botës në Mundje. Zoti Elis Guri është shpallur kampion I botës në mundje në stilin e lirë (greko- roman) të peshës 96 kg. Më datë 16 janar 2016, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit priti në zyrën e tij shkrimtarin e mirënjohur z. Koço Kosta, i cili është edhe autori i romanit të ndaluar “Ata të dy e të tjerë”. Ky roman i cili mbetet i çuditshëm për fatin e tij, harrohet me të njëjtën forcë që kujtohet. Z. Leskaj gjatë takimit risolli historinë e botimit, i cili arriti të botohej përgjysmë për herë të parë në vitin 1982 në revistën “Nëntori”, falë redaksisë së revistës që u tregua “miope dhe oportuniste”, nëse i referohemi fakteve të kohës. Përgjatë takimit z. Leskaj shprehu vlerësimet e tij maksimale për gjithë veprën e shkrimtarit të shquar Koço Kosta dhe në veçanti për dy romanet më të fundit të shkrimtarit, “Absurdi” dhe “Nata e Sofije Kondilit”. Teksa ditët e fundit, në qytetin e Himarës u zhvillua ceremonia e dhënies së disa titujve të lartë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, për krahinën dhe grupet e saj polifonike, më erdhi në kujtesë takimi i një viti më parë, në 28 janar 2016. Si një lab i mirë dhe krenar për prejardhjen e krahinën e tij, zoti Leskaj, i ka kushtuar një vëmendje të madhe traditave dhe njerëzve me kontribute të kësaj zone, priti në zyrën e tij grupin polifonik “Bejke Bardhë, Pilur”. Ky grup polifonik është një vazhdimësi e grupit të njohur të Pilurit të këngës polifonike. Në repertorin e ri të këtij grupi janë rreth 50 kënge të reja të traditës. Në emër të grupit, zoti Kristo Çipa falënderoi zotin Leskaj për mbështetjen që në vijimësi u ka dhëne grupeve të ndryshme polifonike në këto vite dhe veçanërisht kontributin në fushën e trashëgimisë kulturore, kur drejtonte Ministrinë e Kulturës 10 vjet më parë. Kryetari i KLSH, nga ana e tij theksoi vlerat e pamohueshme të grupit “Bejke Bardhë, Pilur” në mbajtjen gjallë të traditës unikale të këngës polifonike labe. Me datë 9 shkurt 2016 Kryetari i KLSH priti në zyrën e tij 2 ish futbolliste të njohur të Shqipërisë në vitet 1970-1980 z. Shyqyri Ballgjini dhe z. Iljaz Çeço. Shyqyri Ballgjini plejadës së madhe të futbollit tonë, bashkë me futbollistë të tillë si Ilir Pernaska, Iljaz Çeço, Jani Rama, Faruk Sejdini, Muhedin Targaj, Xhorxhi Puka, Andrea Marko, etj. Si Ballgjini dhe Çeço ishin lojtarë të pazëvendësueshëm që krijuan atë ekip të magjishëm “Dinamo”, që kujtohet edhe sot e kësaj dite si një nga ekipet më të mira të historisë së futbollit shqiptar. Takimi i datës 23 mars 2016, me një tjetër shkrimtar të shquar shqiptar, do të ishte një tjetër vlerë e shtuar për drejtuesin e KLSH, në nderim e respekt të artit shqiptar. Në zyrën e tij, z.Leskaj, do të priste shkrimtarin e njohur, Ruzhdi Pulaha. Z. Leskaj vlerësoi kontributin e zotit Pulaha në fushën e artit, i cili ka shkruar me dhjetëra vepra në fushën e dramës dhe komedisë. Në datën 24 mars 2016, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit z. Bujar Leskaj, pati një takim me Prof. Dr. Niko Pano. Në takim u bisedua për probleme të ndryshme të shoqatës “Mbrojtja dhe Ruajtja e Ujërave të Shqipërisë”, ku z. Pano kryen detyrën e Kryetarit të kësaj Shoqate. Akademiku. Në fund të takimit Prof. Dr. Niko Pano, i dhuroi kryetarit të KLSH-së librin monografi “Pasuritë Ujore të Shqipërisë”, një vepër madhore, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Para disa muajsh vepra u ribotua nën kujdesin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Konferencën e Katërt Shkencore Vjetore të KLSH “Mbi Analizën e Riskut”, e zhvilluar në datat 20-22 qershor 2016, punimet u mbyllën me ceremoninë e promovimit të librit të z.Nuredin Skrapari “Tragjedia e Inteligjencës së naftës”, botim i cili do t’i shërbejë forcimit të kujtesës historike. Në fjalën e përshëndetjes, z. Bujar Leskaj, theksoi se “Libri ka një gjuhë profesionale të saktë”, duke shtuar se “Kjo analizë e dobishme e tragjedisë me inteligjencën e naftës duhet të dihet e te lexohet nga çdo Shqiptar, sidomos nga brezi i ri. Në ambientet e Fakultetit të Gjeologjisë e Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës, në datën 13 prill 2017, Prof. Dr. Skënder Osmani dhe Kryetari i KLSH-së Dr.Bujar Leskaj zhvilluan një leksion me temë “Burimet, menaxhimi dhe stafi”.

Leksioni i Prof. Dr. Skënder Osmani dhe Dr.Bujar Leskaj, përpos një analizimi teorik dhe praktik të menaxhimit si një disiplinë shkencore, përmban një propozim për ngritjen e një Institutit të Menaxhimit, për përgatitjen universitare të menaxherëve në Fakultetin e Gjeologjisë ose në përgjithësi në Universitetin Politeknik me kurrikula të ndara ose jo të ndara me pjesëmarrjen e një ose disa fakulteteve nga Universiteti Politeknik dhe jashtë tij. Sipas lektorëve, kjo është një domosdoshmëri kombëtare duke pasur parasysh që vendi ynë ka një prapambetje relativisht të madhe, madje dhe rolin e projektizimin, të menaxhimit, modelimit, optimizmit, riskut për zhvillimin e vendit.

Leksioni ishte në shenjë homazhi, vlerësimi dhe mirënjohjeje për rektorin e parë të Universitetit të Tiranës, Prof.Kahreman Ylli, për rektorët Prof. Petrit Radovicka dhe Prof. Osman Kraja si dhe për dekanët Prof.Eshref Pumo dhe Prof.Rexhep Reka.

Takime të tjera kanë qenë takim me filozofin dhe antropologun, kritikun e artit dhe studiuesin e historisë Dr.Përparim Kabo. Promovimi i librit të Dr.Greta Angjeli “Auditimi mjet për një qeverisje më të mirë: rasti i Shqipërisë“. Takim i Audituesve të KLSH-së me Profesor Ismet Elezin
Këto janë disa nga shumë takime të këtij lloji që kryetari I KLSH dhe auditues të KLSH kanë zhvilluar me artistë të shquar, shkrimtarë, sportistë, ekonomistë, akademik, sociologji e deri këngëtarë të polifonisë, kësaj pasurie botërore. Takime që i kanë dhënë një tjetër imazh modern e civil KLSH, që e bëjnë të veçantë këtë institucion kushtetues, si një institucion në shërbim të prezantimit e respektimit të vlerave më të mira që ka Shqipëria në fusha të ndryshme të jetës.