ERE beri pazare me CEZ-in në shitjen së energjisë në vitet 2009-2012

528
Dosja “CEZ” nuk është thjeshtë dhe vetëm një “thes” shkresash, por një “gropë e zezë” me përmbajtje të plotë krimi ekonomik e financiar, ku kanë gjurmët e gishtave shtetarët që e sollën dhe disa ministra aktualë e morën në administrim shtetëror. Madje CEZ, në vitin 2008, nuk u “shpik” e nuk u soll si investim dhe shërbim publik në interes të ekonomisë e të furnizimit të rregullt të popullit me energji elektrike, por si “projekt” i ish-kupolës qeveritare për ta përdorur si “burim” përfitimi e pasurimi për interesat e veta. U soll në vitin 2008, një firmë fantazmë me logon CEZ, duke i dhënë në pronësi 76% të shërbimit shtetëror të shpërndarjes së energjisë elektrike tek konsumatori, duke e “veshur” e fuqizuar me statusin “Kompani investitore strategjike”. Sipas këtij statusi antikushtetues që iu dha prej shkelësve të Kushtetutës, shkatërruesve dhe hajdutëve të ekonomisë e financave kombëtare, CEZ-i çek ishte një “çek i majëm” që nëpërmjet shpërndarjes së energjisë elektrike tek konsumatori shqiptar, duhej të “prodhonte” miliarda për vete, por edhe për xhepin e shtetarëve shqiptarë që e pronësuan dhe e licencuan me shpejtësi. Sipas kontratës koncesionare, CEZ kishte të drejtën e plotë të “operonte” me çmimet e energjisë, të ndëshkimeve të konsumatorëve, të import-eksportit të energjisë, të lidhjes së kontratave nën/kontratore me klientë dhe kompani të tjera etj. Troç, kompania CEZ u pajis me fuqi të mëdha e të shumta. Prej afro 2 vitesh kjo kompani nuk vepron më në Shqipëri, por nuk i “ka humbur” as emri, as nami e as bëmat, të cilat CEZ i ka lënë si “plagë e qelbur” në Shqipëri, duke krijuar një “zallamahi” që po trazon e po mban peng politikën, shtetin dhe drejtësinë shqiptare, mbasi me veprimtarinë e saj tipike mafioze me bazë krimin ekonomik-financiar, kjo kompani “ka lënë litarin jashtë”. Sot po ndalemi në 13 vendimet e tjera favorizuese ndaj CEZ me përmbajtje antiligjore e abuzive, të marra prej Entit Rregullator të Energjisë (ERE) gjatë muajve të fund-vitit 2012. po ndalemi gjithashtu edhe në disa qëndrime që Enti Rregullator i Energjisë (ERE), ka mbajtur në raport me veprimtarinë “krim-ekonomiko-financiar” të ushtruar gjatë viteve 2009-2012, ku konstatohet fakti, që ERE, nën ison e qeverisë shqiptare, me veprimet dhe mos veprimet e saj, ka krijuar terren të lirë që CEZ të shfrytëzoj e shkatërroj rrjetin e shpërndarjes së energjisë duke mos bërë asnjë investim të detyruar as në rejt e as tek konsumatori. Ky terren i lirë i lënë prej ERE dhe shtetit e drejtësisë, i dha CEZ-it fuqinë dhe lirinë e plotë bëjë batërdinë në shitjen e energjisë elektrike, duke zhvatur konsumatorët e çdo lloji, madje edhe institucionet e shtetit shqiptar. Natyrisht, që këtë krim me shitjen e energjisë, CEZ e ka bërë duke “blerë” krerët e ERE të viteve 2009-2013 këtë krim ekonomik-financiar
ERE, fsheh dështimin e CEZ për të përballuar shpërndarjen…
Pa bërë komente, po i referohem me citim të plotë materiali konfidencial që Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka diskutuar me bordin drejtues, duke mos e publikuar e duke mos e paraqitur në institucionet shtetërore, për ta trajtuar si problem shqetësues. Ja çfarë thotë Enti Rregullator i Energjisë (ERE), në raportin “sekret” e të ngurosur në dosje, të cilin e zbuluam rastësisht në raport konfidencial pune të ERE për vitin 2012, me temë “Veprimtarinë e CEZ-it”: ERE pranon këtë fakt, duke thënë: – “Është e rëndësishme të theksojmë, se pohimet e kryera nga vetë “CEZ Shpërndarje”, me Shkresën Nr 6092/2, datë 28. 09. 2012, ku theksohet që KESH sh.a duhet të shërbejë furnizues si alternativa e fundit dhe “CEZ Shpërndarje sh.a”, mbasi është në pamundësi të bëjë importin e nevojshëm të energjisë elektrike. Dhe këtë e konfirmon edhe me shkresën tjetër, të dërguar prej tyre në ERE, në datën 20 dhjetor 2012, me nr. 7869 në ERE, në të cilën pranon, se “CEZ Shpërndarje” mund të mos jetë në gjendje të parandalojë përkeqësimin e furnizimit në javët e ardhshme në nivelin e shërbimeve që siguron, përfshirë edhe lëvrimin e energjisë elektrike. Sipas ERE, rezulton se për “CEZ, janë krijuar kushte të mjaftueshme për t’i hequr licencat, duke qene se ajo vete me anë të këtyre shkresave, dorëzohet duke thënë se nuk i plotëson dot më tej, detyrimet e licencave”. Duke qenë se mes palëve kupolë shtetërore-CEZ u prishën pazaret e ndarjes së fitimeve të paracaktuara e të fiksuara për secilën palë, ERE u urdhërua të hidhej në sulm, duke folur në emër të ligjit dhe gjoja të “interesave të popullit e të shtetit”, interesa të cilat prej 3 vitesh 2009-2013 lejoji që të grabiteshin e shkatërroheshin prej CEZ. Me urdhër të kupolës shtetërore, Bordi i Komisionerëve të ERE, morri Vendimin nr. 4, datë 21. 01. 2013, me të cilin vendosi heqjen e licencave të shpërndarjes dhe furnizimit publik me pakicë kompanisë “CEZ Shpërndarje sh.a”. Ndërsa me Vendimin nr. 5, datë 21. 01. 2013, vendosi që të kalonte këtë shoqëri në administrim të përkohshëm në bazë të nenit 18, pika 4, gërma “C” e Ligjit nr. 9072, datë 22. 05. 2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar. 
Ja 1, nga 33 vendimet abuzive të ERE, marrë në favor të kompanisë CEZ
VENDIM Nr. 146 Datë 26. 10. 2012 PËR FILLIMIN E PROÇEDURAVE PËR SHQYRTIMIN E PËRDITËSIMIT TË APLIKIMIT TË TARIFAVE TË CEZ SHPËRNDARJE SH.A PËR PERIUDHËN E TRETË RREGULLATORE
Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (E.R.E), në mbledhjen e tij të datës 26.10.2012, pasi shqyrtoi aplikimin e shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a për rishikimin e tarifës së furnizimit publik me pakicë të energjisë elektrike nga CEZ Shpërndarje sh.a, për konsumatorët tariforë, për periudhën e tretë rregullatore 2012 – 2014 në zbatim te “Metodologjisë së llogaritjes së tarifave për furnizuesin publik me pakicë të energjisë elektrike”, Vendosi:
1. Fillimin e procedurave për Përditësimin e tarifës së shpërndarjes së energjisë elektrike për “CEZ Shpërndarje sh.a”, për periudhën e tretë rregullatore 2012-2014, në zbatim të “Metodologjisë së llogaritjes së tarifave të Operatorit të Shpërndarjes së energjisë elektrike”.
2. Fillimin e procedurave për përditësimin e tarifës së furnizimit publik me pakicë të energjisë elektrike nga “CEZ Shpërndarje sh.a”, për konsumatorët tariforë për periudhën e tretë rregullatore 2012-2014, në zbatim të “Metodologjisë së llogaritjes së tarifave të shitjes me pakicë për klientët tariforë”.
3. Ngarkohet Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit, për njoftimin e “CEZ Shpërndarje sh.a”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Botuar në Fletore Zyrtare Nr. 144, datë 13.11.2012
Sigal