Epoka e Maskarenjve i vetmi aktivitet që kemi

136
Mark TOPOLLAJ
Kini-regjisor
Etërit tanë të harmonizuar me natyrën i kanë mbrojtur trojet e tyre kundra pushtuesve në vazhdimësi nëpërmjet shpatave e sëpatave. Toka jonë është e mistereve të mëdha me një popull të kërcënuar e të diskriminuar. Ndryshimi i sistemit politik që erdhi mbas despotizmit dhe e futi vendin në një kaos total dhe frenoi perspektivën e masave nga këlyshët e dosës së komunizmit.

Mbi bazën e harruar të civilizimit të vdekur, letërsia katolike zgjoi bukurinë e ndjenjave kombëtare me një qartësi gjuhësore e artistike të mahnitshme. Pra pa letërsi e art nuk ka zhvillim kombi. Por hardhitë osmane për pesë shekuj na dhuruan injorancën myslimane. Kultivimi i ndërgjegjes mbeti një fletë e bardhë. Udhëton nëpër rrugët e dhimbjeve të paharruara si triumfatori komunisti Sali Berisha. Erdhi i komanduar në gjirin e demokracisë së shumë pritur dhe rizgjoi vëllavrasjen me një interpretim të pa shembullit. Menjëherë erdhi ngujimi i kuptimi i vdekjes së përjetshme. Zoti Sali pasioni i injorancës është teoria dhe praktika e eliminimit të Shqiptarëve nga shqiptarët. E kemi thënë dhe herë të tjera se çubllilloviqi armiku i vetuar i shqiptarëve nuk ka mundur ta imagjinojë e ta shkruaj në promemorien e tij këtë NEN për vazhdimësinë e eliminimit të shqiptarëve në këtë mënyrë. Kjo dëshirë e shprehur me dashje nga një eksperiencë e dhimbshme e plotësoi Sali Berisha, i cili gjunjëzoi realitetin shqiptar dhe mohoj shtetin e natyrshëm. Filozofia e edukatës natyrore është aftësia për të zhvilluar dhe edukuar sistemin nervor për njohjen e eksperiencës dhe marrëdhëniet me njerëzit. Në këtë realitet mendimi filozofik i PD-së nuk prodhoi zhvillim mendor, natyrisht zhvillimi ekonomik pati një degjenerim total. Fatkeqësitë që erdhën në vazhdim nuk mund ta superonin timonin drejtues të PD-së, sepse liria nuk ishte prezent asnjëherë. Kjo është arsyeja që ju Zoti Sali asnjëherë nuk gjetët ekuilibrin njerëzor. Askush nuk po e gërvisht heshtjen. Epoka jonë është epoka e maskarenjve, i vetmi aktivitet që kemi. Një person që ka edukatë të pa kontrolluar nuk gjen dakordësi edhe me vetveten. Nga pika e vështrimit principi i lirisë është një gjë e mirë që duhet mbështetur por urdhrat e individit nuk janë për tu vlerësuar sepse shkaktojnë defekte njerëzore. Zoti Sali, asnjëherë në PD nuk janë respektuar parimet e reciprocitetit. Avantazhi i jetës demokratike është një veprim i pranuar nga të gjithë, por ti nuk e zbatove asnjëherë. U këshillove me Millosheviçin. Ai të ndihmoi ta vulosje me gjak vitin 1997. Këtu lindi vëllavrasja një fenomen shkatërrues pa precedentë. Njeriu demokrat nuk mund të mohojë të drejtën askujt. Ti pse i dole demokracisë në krah të kundërt. Kontrata për zhvillimin e demokracisë duhet të garantojë respektin e njerëzve në përgjithësi. Ti dole nga gjiri i demokracisë dhe veprove në favor të ideologjisë shkatërruese komuniste. Bërthama e shoqërisë demokratike nuk e koncepton dot që individi të emërojë ose të heq individin. Zoti Sali ka punuar shumë për një harmoni të humbur.

Po si lindi dhurata e detit të Athinës?
Minossi, i biri i Zeusit e i Evropës mbretëronte në Kretë në pallatin e Gnosso. Gruaja e tij ishte Passife. Posedoni zoti i detit dhe padron i shkatërrimit arriti të frymëzojë Pasifean me një pasion të shfrenuar për demin e Bardhë. Ai ia nxori nga deti. Nga ky bashkim kundra natyrës leu Minotauri, një qenie njerëzore me kokë demi. Minossi e eliminoi. Atena për këtë veprim e dënoi dhe Kreta duhet të paguante haraç gjaku 7 djem e 7 vajza për Minotaurin. Teseu, një djalosh karagjoz vendosi ta prishë haraçin e gjakut. Në këtë Shqipërinë tonë duket se miti përsëritet. Në këto “marrëveshje” ishte prezent dhe Sali Berisha. Aty e takoi Posedoni e u përshëndetën me padronin e shkatërrimit. Ky e falënderoi për viktimat e Otrantos, por dua dhe pjesën e detit që keni ju shqiptarët.

Aty ishe dhe ti zoti Basha!
Këtu e ka burimin ideja e dhurimit të detit që iu bë Athinës zyrtare. Shqipëria nuk ka Tese që di të thotë: “Mjaft me këto pretendime bajate!’ Ka disa zonja në trotuare politikë që thonë, po e jo e, jo e po. Kjo është Shqipëria!