Enver CAKAJ: Kur do të kemi një administratë funksionale?

568
Sigal

Enver
CAKAJ

 Gazeta Telegraf/

Mos
kujtoni se bëjmë humor. Ky është realitet. Mos qoftë e thënë të jetë e gjithë
administrata e tillë. Nëse qeveria do të rrezikohet një ditë, kjo do t’i vijë
nga administrata. Ishte administrata e mbushur me militantë, që e rrëzoi
qeverinë e kaluar. Por dhe kjo nuk e ka të gjatë me disa syfetër e syfetka, që
dinë vetëm të sorollatin njerëzit. Dhe këtë e bëjnë,  ose nga padija, ose për të marrë ndonjë lekë. Po
e konkretizojmë. Vete në arkën e kardiologjisë në QSUT të marrësh një faturë
formale, sepse invalidët janë përjashtuar nga pagesa kur bën koreografinë dhe
punonjësja e paaftë të nxjerr një yçkël, që nuk e përmban asnjë ligj e rregull,
por e përmban vetëm ligji i saj, i cili të qelb nga interesi. Pa i dhënë një
pesëqind lekë ajo nuk lëshon pe. As drejtoria, as qeveria nuk e di, po e dinë
shumë hallexhinj, që nesër nuk mund ta votojnë këtë qeveri për shkak të një
idiote. Atë nuk e vret këpuca, sepse çdo votim që të bëhet atë nuk e cënon.

Qeveria
ka nxjerrë një ligj, që invalidët i përjashton nga taksa e televizionit
shtetëror. Të gjithë invalidët bënë dokumente dhe kjo taksë u është hequr prej
kohësh. Mirëpo në administratë punojnë edhe analfabetë, që bëjnë të kundërtën e
qeverisë. Dikush në OSHE ka bërë një të pabërë dhe të gjithë invalidët duhet të
paraqesin vërtetimin e KEMP-it . Edhe pse nuk është detyra e tyre u detyruan të
bëjnë përpjekje për të gjetur e paraqitin një kopje tjetër. Mirëpo KEPI nuk
lëshon më vërtetime për ata që kanë dalë në pension. OSHE e Skraparit i ka
dërguar në Tiranë këto vërtetime, që janë gjendur , por ajo punonjëse që është
atje nuk di të lexojë dhe i kthen me pretendimin, se janë të palexueshme, kur
asaj i duhet numri i vërtetimit, emri e mbiemri i invalidit dhe data e lëshimit,
që janë fare të qarta! Më e çuditshme është, se kur ndokush nuk dëgjon të ri përsërisë
vërtetimin, nisin rrufetë mbi të pafajshmit nga fajtori. Dokumentet janë
shtetërore dhe duhen pranuar ashtu si janë, nëse ndokush nuk di të lexojë, si
ky rast, le të largohet e t’i lëshojë vendin atij që di të shkruajë e lexoj dhe
të mos diskreditojë as qeverinë, as hallexhinjtë.

Vete
në ndërmarrjen e Shërbimit Pyjor në Skrapar për të marrë një vërtetim. Punonjësja
e përgatit atë dhe të dërgon të shkosh të gjesh drejtorin për ta firmosur. Përse
duhet të bredhë hallexhiu për të gjetur drejtorin, kur kjo është detyrë e tyre
për ta plotësuar me të gjitha kërkesat që kërkon një dokument? Disa punonjës të
administratës nuk e kanë kuptuar ende se është detyrë e tyre ta kompletojnë
kërkesën dhe t’ia japin hallexhiut, jo ta sorollatin kot së koti. Na tregonte
një miku im kur kishte vajtur në një farmaci për të blerë ilaçe në Francë:
“Paraqita recetën dhe po prisja plotësimin e saj, por diktova, që një nga ato
ilaçe nuk ndodhej në farmaci dhe i thashë të më jepte një kopje recete t’i
merrja në farmaci tjetër. Farmacisti më tha: “Ky është faji im, që nuk e kam
furnizuar farmacinë me këtë ilaç. Juve erdhët atje ku duhej të vinit, tani të
më falësh për vonesën sa të vete ta marr unë në një farmaci tjetër. ” Kur, vallë
do të kemi ne punonjës të tillë, që të bëjnë detyrën siç u takon?


shtet lipset të punosh shtetërisht. Mirëpo në disa zyra shtetërore të presin me
inat sikur u ke vajtur në shtëpi në mes të natës e u ke prishur gjumin. Shteti
nuk është inatçi, përse këta punonjës humbasin shtetërinë në pritjen e
popullit? Në bllokun e shënimeve kam disa ankesa të hallexhinjve për spitalin e
kardiokirurgjisë në QSUT Tiranë. Disa prej punonjësve përdorin qindra marifete
për t’i detyruar të sëmurët për t’u dhënë lekë para operacionit. Këtë e bëjnë
punonjësit e nivelit të ulët. Madje ato të thonë troç, se kush do të japë lekët
dhe të zgjatin një listë të gjatë përpara. Por për këtë do të merremi një herë
tjetër. Në këtë mes ka një problem. Punonjësit janë të bashkive dhe nuk është
gjendur ende një mekanizëm për të ushtruar kontroll mbi këta punonjës, sepse
klubet po rrinë të mbushura me zyrtarë në çdo orë të ditës së punës. Qeveria
paguan për këta njerëz, por të drejtën e kontrollit nuk e kanë qeveritë e vogla
që e kanë detyrë funksionale. Shkoni po të keni kohë nëpër spitalet e vendit. Brenda
dhe rreth tyre ka lokale, të cilat rrinë të mbushura me punonjësit e spitaleve
dhe të sëmurët i ndjekin nga pas për të marrë shërbimin mjekësor ose i presin
tek dyert e lokalit sa të ngrihen agallarët. Puna puk është kuptuar ende si
detyrë, por vazhdon të jetë argëtim. Nëse doni të dini si është një
administratë shtetërore shkoni në bashkinë e Çorovodës. Atje ndihet shteti i
vërtetë, jo vetëm nga disiplina që ka vendosur kryetari Nesim Spahiu, por edhe
nga kultura e pritjes. Ai ka zgjedhur njerëzit e vërtetë të punës dhe ka
ndërtuar një ekip të kompletuar me të gjitha cilësitë e një punonjësi shteti.