Eni Naço i drejtohet kryeministrit: Timoni i takon të rinjve, ju e humbët shansin tuaj

615
Përfaqësuesit e LRI në qytetin e Durrësit kanë gjetur një mënyrë krejt ndryshe për të fituar zemrat e bashkëmoshatarëve të tyre dhe gjithë durrsakeve e për t’i ftuar ata të votojnë numrin 1 në 25 qershor. Këta të rinj kanë besim të madh tek forca që marrin përmes fjalës së lirë, kanë besim të palëkundur tek drejtuesit e partisë tek e cila besojnë, LSI. Idealet e tyre tashmë janë të qarta dhe besojnë se gjithçka e bëjnë për një Shqipëri më të mirë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë të rinjtë e këtij vendi. Ndërsa jemi në sezonin e plazhit, të rinjtë durrsak kanë gjetur një formë shumë të vlefshme për të dhënë mesazhe të mëdha. Kanë krijuar LRI-në dhe janë përqendruar në zonën e plazhit. E kjo formë është zgjedhur nga një prej përfaqësuesve më të zjarrtë të kësaj force të re, Eni Naço. Ka gjetur këtë formë me mendimin se vetëm kështu koha për të cilën ai punon merr kuptim të qartë. Naço së bashku me mbi 200 të rinj durrsak kalojnë kohën e tyre në këtë periudhë fushate, duke ideuar dhe organizuar aktivitete kulturore. E pra është kjo një formë të cilën Enis Naço kërkon ta shpërndajë edhe tek bashkëmoshatarët e tij, duke besuar se vetëm kështu i japin një mundësi më shumë vetes dhe pjesës tjetër të të rinjve që shpresojnë për një të ardhme më të mirë dhe nuk kanë dëshirë të braktisin vendin. Gjatë këtyre organizimeve, të rinjtë zhvillojnë takime edhe me fëmijët, të moshuarit dhe të gjithë shtresat në nevojë. Ndërsa kanë uruar fëmijët në nevojë dhe u kanë dhënë ndihma të shumta, përfaqësuesit e LRI-së kanë kaluar momente edhe me të moshuarit e Qendrës Ditore Durrës. Këta të rinj e kanë një qëllim. Duan ta bëjnë vendin e tyre më të mirë. 

”Qëllimi ynë është vetëm një, të kontribuojmë për ta bërë vendin tonë një vend më të mirë. Zëri ynë dëgjohet nëpërmjet LRI-së, fjala jonë merr vlerë në LRI dhe ëndrrave tona u jepet një mundësi. Ne, të rinjtë e LRI-së, do i japim një mundësi vendit tonë! 

“Timoni” i këtij vendi i takon rinisë z. kryeministër, sepse, ju e patët shansin tuaj dhe nuk bëtë asgjë për ne, veçse po na presiononi për preferencat tona politike. Dëshiroj t’ju kujtoj që ka ikur koha e dhunës dhe e presioneve tani është koha e fjalës së lirë! Mund të miratoni sado vendime të dëshironi për të na penguar por ne e kemi vendosur, kohën tonë, energjinë tonë, të ardhmen tonë ja kemi besuar LRI-së dhe LSI-së. Ne nuk mund t’ua besojmë të ardhmen e qytetit tonë “kandidatëve tuaj sezonal”, për Durrësin, duam kandidat Durrsak! 

Së fundmi dua t’ju them që më të mirët sulmohen gjithmonë, megjithatë ne do ju japim edhe juve një shans, që në 25 Qershor të votoni numrin 1!!! “, -shkruan Eni Naço, përfaqësues I LRI-së në Durrës.
Sigal