Energjia, Çela: Ky viti i investimeve 55 milion $ për përmirësimin e rrjetit

578
TIRANE – “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pasi ka hedhur hapin e arkëtimeve dhe publiku është njohur me to është gati për hapin tjetër: atë të investimeve në rrjet” Deklarata është bërë nga Drejtori i OSHEE-së Ardian Çela në një konferencë për mediat.
Në fjalën e tij, kreu i OSHEE-së tha se arkëtimet në muajin shkurt kanë kapur shifrën e 70 milionë dollarësh, ose dyfishi i së njëjtës periudhë të një viti më parë. Nëse vijohet me këtë ritëm Çela nënvizoi se do të realizohet objektivi vjetor për arkëtime në vlerën e 54.8 miliardë lekësh.
“Në shkurt mblodhëm 70 milionë dollarë! Gati dyfish më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Nga muaji janar e deri më tani (data 25 mars), kemi mbledhur 170 milionë dollarë dhe besojmë se me ecurinë e deritanishme, do të realizojmë objektivin e vendosur: deri në fund të vitit të mbledhim 54.8 miliardë lekë (gati gjysmë miliard dollarë).” tha Çela
Në këtë kontekst Kreu i OSHEE-së tha se tashmë kompania është gati për të ndërmarrë investime. Dhe për këtë janë parashikuar rreth 55 milionë dollarë investime në rrjet.
Këto investime siç theksoi Çela do të prekin 30 mijë abonentë, dhe kryesisht do të jenë në ndërtimin e nënstacioneve, të kabinave, matjen e energjisë, me synim rritjen e sigurisë së furnizimit me energji dhe uljen e humbjeve.
“Këto të dhëna financiare na japin më shumë garanci për investimet, të cilat jemi gati t’i nisim. Këtu dua të ndalem pak më gjatë, pasi ky do të jetë viti i investimeve konkrete, me vlerë 55 milionë dollarë. Rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike në ato zona të cilat kanë pasur problematikë më të madhe të kesaj natyre sipas kategorisë së konsumatorëve bazuar mbi analizat e viteve të fundit. Përmirësimin e nivelit te humbjeve teknike dhe jo-teknike duke perzgjedhur zonat më problematike. Këto investime prekin më shumë se 400 km linjë dhe 30 000 abonentë.” theksoi në fjalën e tij Ardian Çela
Sigal