Energjia, barrë hipotekore biznesit debitor, jo familjarëve

40
TIRANE – Mazhoranca përjashton nga vendosja e barrës hipotekore familjarët që kanë mbi 3 milionë lekë të vjetra energji elektrike të papaguar, por nuk tërhiqet nga kjo masë për bizneset që kanë mbi 15 milionë milion lekë të vjetra debit.
Është ky ndryshimi në projektligjin për “sektorin e energjisë elektrike”, i propozuar nga anëtari i mazhorancës në komisionin parlamentar të Ligjeve Ulsi Manja.
Ndryshimi konsiston pikërisht në pikën c të nenit 92, ku konkretisht thuhet:
Vendos barrën hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike në rast se detyrimi i papaguar që rrjedh nga një kontratë furnizimi energjie elektrike është mbi 1 500 000 lekë për klientë jo familjarë
Në seancën e shkuar Kuvendi shtyu votimin e projektligjit shumë të debatuar për energjinë energjetike pikërisht pas kundërshtive në lidhje me nenin 92 për barrën hipotekore ndaj familjarë debitorë.