Enea Cenko: “Të bëjmë sa më shumë njerëz të lumtur”

3797
Nisma: “Të bëjmë sa më shumë njerëz të lumtur” është një nismë, e cila ka rreth një vit që po zhvillon aktivitete të shumta, të cilët fokusohen tek njerëzit në nevojë, fëmijët jetim, shtëpitë e të moshuarve në Tiranë etj. Nisma ka si qëllim të bëjë sa më shumë njerëz të lumtur, në veçanti fëmijët jetimë. Aktivitetet kanë qenë të shumta duke shtruar dreka bamirësie, duke dhuruar lodra dhe veshmbathje për fëmijët jetimë. Një falënderim i veçantë në këtë nismë shkon për donatorët, të cilët sa vijnë dhe shtohen dhe janë të shumtë në numër. E veçanta është që të gjithë këta donatorë që sponsorizojnë, ndryshe nga të tjerët kanë mundësi që kush të dojë t’i financojë dhe t’i menaxhojë vetë ndihmat ose shumat monetare që ata japin. Nisma “Të bëjmë sa më shumë njerëz të lumtur” drejtohet nga Enea Cenko me profesion gazetar dhe jurist. “Kam pasur një bashkëpunim shumë të shkëlqyer me shoqatën: “Jetimi në Fokusin Tonë” me president z. Hysen Dosti ku kemi bërë shumë aktivitete për fëmijët jetim me dreka bamirësie, pako ushqimore veshmbathje, lodra etj”. Enea shprehet se kjo nismë ka si qëllim që të bëjë sa më shumë njerëz të lumtur. Ai shton se ky është vetëm fillimi i nismës, sepse në vitin 2018 dhe më pas qëllimi është që rreth 20 -30 familje nga bashkëpunimi që do të ketë me biznese të ndryshme, do i sigurojë shportën ushqimore çdo muaj. Siç dihet në Shqipëri ka shumë familje që edhe një vakt mezi e sigurojnë dhe t’u gjendesh pranë kaq shumë familjeve në nevojë, fëmijëve jetimë apo shtëpive të të moshuarve është vërtet diçka e mrekullueshme. 

“Të bëjmë sa më shumë njerëz të lumtur”, sepse edhe unë vetë vi nga një familje me vështirësi ekonomike që janë përpjekur shumë, por pasi unë mbarova Universitetin, bëjmë një jetë familjare komode, të thjeshtë. Jo më kot përmenda fjalën komode dhe të thjeshtë mbas arsimimit, sepse sa më shumë arsim dhe vetëm arsim dhe çdo gjë rregullohet në mënyrë perfekte. I bëj apel të rinjve sa më shumë arsim dhe sa më shumë të denje për shoqërinë ku jetojmë”.

“Të bëjmë sa më shumë njerëz të lumtur”, drejtuar nga Enea Cenko, falënderon të gjithë ata njerëz të thjeshtë që janë bërë pjesë e kësaj nisme humane, donatorët e shumtë, mediat dhe në mënyrë të pandalur ZOTIN. Tashmë do të zhvillohen edhe shumë aktivitete në këto ditë të fundit të vitit 2017. Enea shpreh se ndjehet shumë i lumtur që viti 2017 ishte një vit shumë i sukseshëm për të duke marrë certifikatën e mirënjohjes duke i dhënë titullin HONORARY ACADEMICIAN SOCIAL SCIENCES NGA INTERNACIONAL ACADEMY OF SOCIALS SCIENCES (IAAS) PALMA BEACH, FLORIDA, USA dhe jo vetëm certifikatë mirënjohje për shërbim të pa kursyer ndaj shtresave në nevojë. 

“Me rastin e festave të fundvitit gjej rastin t’i uroj gëzuar të gjithë njerëzve që mendojnë të bëjnë sa më shumë bamirësi, ZOTI ju bekoftë!”, ka përfunduar Enea.


Sigal